Shija e hidhur e Ajax duket se u harrua. Ndryshe nga Kompeticionet Europiane, Juventus ka vendosur të shkruaj historinë brenda kufijve italian.
Bardhezinjtë kanë siguruar matematikisht titullin e 8-të radhazi në Seria A. Fitorja 2-1 ndaj Fiorentinës konsolidoi pozitat e torinezëve në krye të elitës së futbollit europian, duke u ngjitur për herë të 35-të në pedistalin e Serisë A.
Ndërkohë, ky ishte titulli i dytë i Cristiano Ronaldos me bardhezinjtë, në sezonin e parë të tij në Torino. Sa i përket takimit, ishte Fiorentina e para që kaloi në avantazh, me anë të Milinkovic.
Megjithatë, Alex Sandro tetë minuta përpara fundit të pjesës së parë dhe autogoli i Pazzella në minutat e para të fraksionit të dytë, kurorëzuan Juventusin kampion. Pesë javë nga fundi, Juventusi numëron 20 pikë më shumë se Napoli, i vendit të dytë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/