Për shkak të sulmeve në servera, faqja zyrtare e kryeministrisë “kryeministria.al” për disa minuta ditën e sotme ka qenë “down”.
Sulmi në fjalë është nga një qytetar, i cili i bën edhe të fala kryeministrit Edi Rama, duke ironizuar kështu sigurinë që ka kjo faqe zyrtare në internet.
Në një mesazh për JOQ ai shkruan:
“Mi bëni të fala kryeministrit Rama. Tani do e sulmoj prapë faqen e kryeministrisë. E shihni web-in, e shihni që nuk po funksionon më?”
Pas disa minutash faqja e kryeministrisë është rikthyer sërish në funksionim normal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/