Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk me trishton djali i Sevos por sociologu Tarifa

19/04/2019
Nuk me trishton djali i Sevos por sociologu Tarifa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Namir Lapardhaja

Unë i padëgjuari në Tiranë nuk doja të bëja replikë me djalin e Sevos. Kur reagova fillimisht lidhur me sulmet ndaj Agron Tufës as që e mendova e as kisha ndonjë pretendim të më merrnin për avokat të Agron Tufës, sepse nuk ka nevojë për avokatinë time, e aq më pak të jem menaxher i imazhit të tij. Unë thjesht doja të rrëfeja se nuk e kisha besuar se letërsia e Tufës dhe këmbëngulja e tij për të zbardhur krimet diktaturës, apo edhe të kohës së Luftës, do të zgjonte të gjithë ata që kanë fjetur e vazhdojnë të flejnë mbi gënjeshtrat që kanë sajuar për vite me radhë gjatë diktaturës, e që, për fatin tonë të keq, duan që t’i besojnë dhe fëmijët tanë. Dhe kur mbërriti lajmi këtu në Berat (se mbërrin pak vonë në provincë) se në Tiranë djali i Sevos ishte marrë me mua, u habita. Por, kur u kujtova se djali i Sevos është pedagogu dhe sociologu Tarifa, atëherë më përfshiu vërtet një trishtim. Me trishtoi gjuha e tij, a thua se jepte leksione ligësie dhe voglësie të njeriut.
Më duhet të pranoj se, emrin e Fatos Tarifës e kisha ndeshur vite më parë, teksa akuzohej për vjedhje fondesh në Ambasadën Shqiptare në Uashington. Nuk kam besuar atëherë se ai mund ta bëjë një akt të ulët, si vesi i vjedhjes, e as sot, që po shkruaj këto radhë nuk i besoj. Më shumë për Tarifën jam i trishtuar që ai, edhe pas shumë vitesh, nuk ka pasur asnjë shans të kuptojë krimet e komunizmit që çdo ditë janë botuar, sidomos nga Instituti që drejton z. Tufa. Por e di, se ai s’ka asnjë shans të ndëshkojë krimet e asaj kohe, sepse ai ende i beson ato përralla që ia ka treguar Sevo pasi bashkëredaktonte librat e Enverit, sidomos ato që retushonin të shkuarën pasi i dilnin shokët tradhëtarë.
Por Fatosi, si djali i Sevos, mund të ketë të drejtë të besojë në ato përralla. Ama, Fatosi sociolog vijon të jetë një dëm për gjithë shoqërinë, pasi ai helmon studentët me teoritë e tij. Ndaj dhe u trishtova sot, teksa pashë një faqe të tërë gazete, me gjuhë urrejtje, a thua se e shkruante një analfabet i sociologjisë, një njeri që nuk ka lexuar e nuk ka parë kurrë botë, e aq më pak të kuptojë se ç’është sociologjia. Nëse këtë gjuhë ai përdor edhe me studentët, mjerë ne për leksionet që u ka dhënë studentëve. E imagjino se ç’mund të ketë bashkëbiseduar me miqtë tanë amerikanë të cilët Sevo i tij ia ka paraqitur si armiq, si tradhëtarë.
Shkrimi i Fatosit tregon se gjuha e sociologjisë që ai di është thjesht linçimi i tjetrit. Në fakt, është thjesht gjuha e një njeriu të gatuar me urrejtje, që nuk do të arrijë të pranojë kurrë fuqinë e lirisë, se nuk do shërohet kurrë nga gënjeshtra që ka trashëguar. Ligjërata e tij kundër Tufës, bashkë me Sevon dhe gjithë shokët e tij, tregojnë veç grahmat e fundit të atyre që po e shohin se, e vërteta do t’u tregohet brezave, se e vërteta do të vijë përmes letërsisë dhe botimeve, që më në fund do të zbardhin katrahurën e madhe të gënjeshrave që ka fjetur ai dhe shokët e tij.
Ne nuk duhet të na trishtojë djali i Sevos. Ne duhet të shqetësohemi për aq kohë sa Fatosi jep ende leksione, drejton katedra, apo edhe më keq, drejton ndonjë universitet. Sepse gjuha e tij e urrejtjes është infektuese dhe është një dëm i madh për studentët, të cilët duhet të çlirohen nga bota e gënjeshtërt dhe kriminale ku ka jetuar Fatosi. Mua, të padëgjuarin në Berat, më dhanë idenë e helmit veç disa shkrime që lexova kohët e fundit prej tij. Por, në Tiranë, besoj se helmi dhe arti i urrejtjes është më i pranishëm, ndaj trishtohem për ndotjen morale që ai mund të shkaktojë çdo ditë që flet e shkruan.

Tags: fatos tarifanamir lapardhaja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.