Kthimi i vizave, Berisha tregon çfarë fshihet pas: Vendimi nuk erdhi papritur,...

Kthimi i vizave, Berisha tregon çfarë fshihet pas: Vendimi nuk erdhi papritur, ishte paralajmëruar

61
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar detajisht vendimin e Holandës për rikthimin e vizave në vendin tonë.

Përmes një analizë të gjatë,vnë faqen e “Facebook”, ish-kryeministri e cilëson votimin në Kuvendin e Holandës si një këmbanë alarmi për qytetarët shqiptarë.

Berisha shkruan që fakti që Shqipëria, shihet në arenën ndërkombëtare si Kolumbi e rajonit, apo edhe si burim i kriminalitetit ka bërë që Holanda, vendi i parë që  mbështeti Shqipërinë për rikthimin e vizave, të na kthehet kundër.

Ky vendim nuk erdhi nga Hollanda pa pritur dhe pa kujtuar por ishte paralajmeruar nga autoritetet e ketij vendi dy vite me radhe”,-shton Berisha.

REAGIMI I BERISHES

“Kembanat bien per te gjallet!

– Vendimi i parlamentit te Hollandes eshte aktakuze e rende per narkoshtetin dhe narkos-it e tij
– Por eshte dhe nje kambane alarmi per qytetaret shqiptare!

Te dashur miq, Hollandes, vendit te pare qe mbeshteti Shqiperine per heqjen e vizave, i takoi te behej dhe vendi i pare qe te votoje 9 vjet me vone per rikthimin e vizave.

Ky votim nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur por erdhi pasi Shqiperia eshte deklaruar dy vite me radhe si qender operacionale nderkombetare e organizatave kriminale te Europes, Amerikes se Veriut, Amerikes Latine, Azise. Po rikujtoj ketu se javen qe kaloi Europol dhe agjensi te tjera me serioze shpallen krimin e organizuar nje rrezik me te madh se edhe vete terrorizmin per sigurine e Europes, dhe ne krye te piramides se ketij rreziku qendronin organizatat kriminale shqiptare.

Ky vendim erdhi pasi vendi u shpall Kanabistan apo Kolumbi e Europes me dhjetra here nga mediat dhe agjensite me te medha te botes, pasi eshte deklaruar nga qe viti 2017 ne menyre te perseritur si narkoshtet.

Ky vendim erdhi pasi keto kater vitet e fundit shqiptaret zene vend kryesor si azilant politik ne Gjermani dhe vendin e pare me distance nga sirianet dhe sudanezet dhe afganet, ne Hollande dhe France. Ne kete kontekst, tejet tronditese jane te dhenat e Galup qe tregojne se 60% e shqiptareve duan te largohen nga Shqiperia. Ky studim tregon se Shqiperia renditet e katerta ne bote pas Sierea Leone, Liberise dhe Haitit per deshiren e qytetareve per te braktisur ate. Por ne rast se ne tre vendet e para shkak kryesor jane epidemite vdekjeprurese te eboles, koleres dhe termete shkaterrimtare, ne Shqiperi shkaku me kryesore eshte pasiguria, krimi dhe vrasja e shpreses te lidhura dirket me kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama dhe qendrimet e politikat e tij shpresevrasese per shqiptaret.

Vendimi per rikthimin e vizave per Shqiperine erdhi pas nje raporti te agjensive ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes, ne te cilin konstatohej nje rritje dramatike e kriminalitetit dhe trafikut te droges nga shqiptare te Shqiperise ne kete vend.

Vendimin parlamenti i Hollandes e mori pasi nga ai vend, gjate dy viteve te fundit vizituan vendin tone nje seri delegacionesh. Vetem keto dy muajt e fundit erdhen per vizite dy ministra te qeverise se Hollandes dhe kreu i meduzes, skizoidi Edvin Kristaq Mashtrimi mendonte se mund ti mashtronte me zhgarravinat ne zyren e tij, duke i bindur ata se ky njeri vetem normal nuk mund te quhej.

Ky vendim nuk erdhi nga Hollanda pa pritur dhe pa kujtuar por ishte paralajmeruar nga autoritetet e ketij vendi dy vite me radhe.

Vendimi i Parlamentit te Mbreterise se Hollandes eshte nje aktakuze tejet e rende dhe me jehone boterore per narkoqeverine dhe zyrtaret e narkoshtetit shqiptar, qe me lidhjet e tyre me krimin dhe drogen Shqiperine ne eksportues kryesor krimi dhe droge ne Europe. Sot jane dhjetra vende nga Europa dhe zona tjera te botes qe kane perfituar nga liberalizimi i vizave por Shqiperia behet vendi i pare, per te cilin nje vend anetar themelues i BE voton per rikthimin e vizave. Ndaj dhe kreu i maduzes dhe narkozyrtaret e tij reaguan me nje gjuhe banditeske ndaj Mbreterise se Hollandes dhe Parlamentit te saj.

Por vendimi i Parlamentit te Hollandes eshte nje Kambane e fuqishme Alarmi per mbare shqiptaret.

Ky vendim, ne rast se qeveria hollandeze insiston preras ajo rikthen vizat per shqiptaret pasi qeveria aktuale e Edvin Kristaq Krimit ka shkelur rende kushtet e plotesuar mbi te cilat u hoqen vizat.

Se dyti, aktualisht vendimin per rikthimin e vizave per shqiptaret po e konsiderojne seriozisht edhe vende te tjera.

Se fundi, ndonese Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet e percaktuara ne deklaraten e ministrave te jashtem te BE me 27 qershor te vitit 2018 per hapjen e negociatave, ky vendim vjen si goditja e meshires per kete proces.

Si perfundim, iu bej thirrje shqiptareve te zgjedhin midis narkoshtetit te Edvinit e narkoqeverise se tij, qe kane shnderruar Shqiperine ne eksportues kryesor te krimit dhe droges ne Europe dhe me gjere, dhe levizjes se lire pa viza dhe te ardhmes se tyre ne Europe! Sb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY