Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare te kokaines

Notre Dame, Bernar Arno dhe mantenutat shqiptare te kokaines

138
0
Shares

Nga Ilir Babaramo

Një nga aktet e para në Elize të ish-presidentit Olond ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi 1 milon euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën por dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Bernar Arno, njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të vërtetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.
Deklarata e Arno shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë Liberation. Në faqen e parë, një foto e madhe e Arno me valixhe në dorë shoqërohej me titullin : Thyej qafën trap I pasur. Ky titull ishte aludim I qartë me incidentin e bujshëm që kishte patur miku I Arno , presidenti I mëparshëm Sarkozi. Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar ti jepte dorën presidentit. Ky I fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: thyej qafën trap I mjerë.

Ky incident mu kujtua kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e Notre Dame. Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe. Kur flakët ishin dominuar por ende nuk ishin shuar plotësisht, presidenti Makro duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbyllli mesazhin drejtuar kombit dhe botës : bashkë do ta ringremë ashtu sic ishte. Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro. Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai “trapi I pasur” I Liberation, Arno, ofroi plot 200 milionë euro.

Duke parë këto pamje instiktivisht më lindi pyetja : si reagon elita shqiptare? Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të “shoqërisë së lartë shqiptare” ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenute të parave të kokainës. Kryeministri, kryetari I bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është monument vulgariteti. Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuat të luante një rol episodik.

Secili prej tyre ishte I qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin. Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte I “lolos së mbretit” dhe mbreti sigurisht do ju ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë. Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati cerek shekulli më parë. Dhe s kanë përse ti ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY