FOTO/ Këshilli i Kombëtar mbështet Bashën, ja vendimet e PD-së

FOTO/ Këshilli i Kombëtar mbështet Bashën, ja vendimet e PD-së

129
0
Shares

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar në mënyrë unanime propozimet e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet.

Basha  i propozoi Kryesisë së partisë që drejton marrjen e 3 vendimeve sot të rëndësishme, një prej tyre se PD do të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira.

 

V E N D I M

Nr. 20/1, datë 18/04/2019 

MBI QËNDRIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE PËR KRIZËN POLITIKE DHE INSTITUCIONALE NË SHQIPËRI

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 18 Prill 2019, ora 17.00,

 

DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË:

 

  • Krizën e rëndë politike në vend, që nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak se është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

 

  • Pasojat që sjell minimi i parimeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për jetën e qytetarëve shqiptarë, proceset demokratike në vend, funksionimin demokratik të institucioneve dhe procesin e integrimit europian.

 

  • Që një Qeveri e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social.

 

  • Që Edi Rama është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për situatën e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe për ngritjen e një skemë kriminale të bashkëpunimit me krimin e organizuar për të blerë vota.

 

Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 të Këshillit Kombëtar, nё mbledhjen e datës 18/04/2019,

KËSHILLI KOMBËTAR

V E N D O S I:

  1. Të mbështesë zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, për një Qeveri Tranzitore, e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

 

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave. 

 

  1. Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira. 

 

  1. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike për të negociuar dhe nënshkruar me partitë politike të opozitës marrëveshjen e koalicionit për:
  2. a) garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;
  3. b) çrrënjosjen e krimit, korrupsionit, dhe çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi që po shkatërrojnë punësimin, investimet dhe mundësitë për shqiptarët;
  4. c) vijimin e aksionit opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën dhe bashkëpunimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY