Qeveria miraton vendimin, 1 miliard lekë për shpronësimin e banorëve tek ‘Astiri’

Qeveria miraton vendimin, 1 miliard lekë për shpronësimin e banorëve tek ‘Astiri’

110
0
Shares

Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme dhe pronë private të cilët preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rrethrrotullimi “Shqiponja”, do të shpronësohen.

Ky vendim është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar

Të gjithë pronarët do të kompensohen vetëm pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e kërkuar pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 miliardë e 224 milion e 874 mijë lekë

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, dotë përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë ndërsa shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi përcakton se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, do të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Ndërkohë, agjencia Shtetërore e Kadastrës do të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY