Kthimi i vizave për Shqipërinë, flet zëdhënësja e KE

Kthimi i vizave për Shqipërinë, flet zëdhënësja e KE

173
0
Shares

Zëdhënësja e KE, Natasha Bertaud ka reaguar zyrtarisht pas votimit të rezolutës në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, një çështje që ka shqetësuar mbarë opinion në vend.

Sipas Bertaud, KE ende nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullimin e vizave. Bertaud shprehet, ndër të tjera, se pezullimi i vizave është një procedurë specifike.

Komisioni është i vetëdijshëm rreth mocionit që kaloi në Kuvendin e Holandës gjatë ditës së djeshme, por ekziston një procedurë specifike për mekanizmin e rikthimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon mekanizmin e pezullimit të vizave për cilindo nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza “, tha Natasha Bertaud.

Pavarësisht kesaj, kjo e dëmton Shqipërinë në planin ndërkombëtar. Qoftë dhe në prag diskutimi, kjo çështje do të ndikojë drejtpërdrejtë tek procesi i integrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY