Një 30-vjeçar u arrestua nga ana e Policisë së Durrësit, për shkak se në gjendje të dehur gjatë natës, ka dëmtuar mbrojtëset e dy bankomatëve, dhe një pike të Wester Union.
Sipas policisë, i riu nuk ka marrë para prej aty, dhe nuk bëhet e ditur nëse ka pasur si qëllim vjedhjen.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.04.2019, rreth orës 04:45, në lagjen Nr. 13 , Durrës, shtetasi K.B.,30 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 , Durrës, në gjendje të dehur ,ka dëmtuar mbrojtësen e dy bankomatëve të bankave të nivelit të dytë si dhe ka thyer xhamin e derës së Wester Union, të cilat ndodhen në afërsi të njëra- tjetrës.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit K.B në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/