“Gruaja dhunohet nga bashkëshorti, policia nuk zbatoi urdhërin e mbrojtjes”

“Gruaja dhunohet nga bashkëshorti, policia nuk zbatoi urdhërin e mbrojtjes”

237
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rastin e  dhunimit të një gruaje në Lezhë, e cila edhe pse me urdhër mbrojtjeje nuk ka arritur t’i shpëtojë ish-bashkeshortit të saj. Berisha, krahas mesazhit të avokates së saj, e  cila përmes një letre bën të njohur rastin për të gjitha institucionet, ndan edhe fotot e gruas së dhunuar.

“Femrat ndihen të pambrojtura edhe me vendime gjykate. Policia, prokuroria, zyra sociale, nuk funksionojnë në këto raste, vendimet e gjykatës nuk zbatohen dhe nuk ekzekutohen.
Praktikisht jam në një gjëndje të pambrojtur de facto. Dhe si ankuesia janë shumë femra të tjera në Shqipëri.
Duhet të ndryshohet sistemi i mbrojtjes ndaj gjinisë më të dobët, të përkrahet e të promovohet në shoqëri, e jo të dhunohet sa herë të mundet si gjini më e dobët fizikisht.”-shkruan avokatja në letrën e saj.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Me urdher mbrojtje por keqtrajtohet çnjerezisht nga ish bashkeshorti.

Ne kete vend mbrojtje te sigurte kane vetem banditet.

Lexoni mesazhin e avokates se gruas se dhunuar! sb

Pershendetje.
Më vjen keq që me këtë letër do t’u drejtohem të gjitha institucioneve ligjezbatuese dhe atyre te mbrojtjes se atyre grave që janë të pambrojtura dhe viktime e krimit dhe dhunes ne familje.

Seri sa do te vazhdoj mungesa e vemendjes se institucioneve shteterore si Policia e Shtetit, Zyrat e Sherbimit Social, ne rastet e dhunes ne familje???

Marr shkas nga rasti i fundit per ngjarjen e ndodhur ne Zejmen Lezhe,
Shtetasia L. Dida, e keqëtrajtuar dhe dhunuar nga bashkeshorti i saj , me urdher mbrojtje te leshuar nga gjykata Lezhe, por te pa vene ne ekzekutim nga institucionet ligjezbatuese si Policia Shtetit dhe Zyra e Sherbimit Social Lezhë.
Pas marrjes se urdherit te mbrojtjes rrihet barbarisht nga bashkeshorti i saj .

Shtetasia L.Dida në datë 10.04.2019 ka paraqitur kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë ku gjykata ka vendosur … I padituri të mos i afrohet paditësës L.Dida përtej një distance 50 m. 2. I padituri të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen Liza Doda. 3. I padituri të mos kërcënojë paditësen. 4. I padituri të mos kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditëses”, për një afat 12 muaj.
Sipas shpjegimeve para gjykatës në momentin e urdhërit të mbrojtjes, paditesia ka deklaruar se ka rreth 10 vite me konflikte dhe mosmarrëveshje. Ka rreth më shumë se 3 vite që e ka nxjerrë në oborr te banesës.. Këto veprime i bën në mënyrë që te largohej nga shtëpia .
E ka dhunuar disa herë edhe në sy të fëmijëve ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj tyre. E ka lënë të flej jashtë shtëpisë me netë të tëra. I eshte drejtuar policisë ku ka deklaruar se ky person edhe mund ta vrasi., por asnje mas.

Sipas deklarimeve te znj.Dida në Gjykatë nga punonjesit e policisë nuk eshte marre asnje mas në lidhje me ankesat e saj. Mosveprimi i tyre ka sjell deme te vazhdueshme ne shendetin e saj, ku ka përfundur edhe në gjendje kome për shkak të dhunës së ushtruar vite më pare.
Se fundmi mbasi Znj.Dida mori guximin dhe ju drejtua gjykates , sa po ra ne dijeni dhunuesi (bashkeshorti i saj) te keti vendimi gjyqësor e masakroj bashkeshorten e vet duke e lene ne gjendje te rende shendetesore.

Femrat ndihen të pambrojtura edhe me vendime gjykate. Policia, prokuroria, zyra sociale, nuk funksionojnë në këto raste, vendimet e gjykatës nuk zbatohen dhe nuk ekzekutohen.
Praktikisht jam në një gjëndje të pambrojtur de facto. Dhe si ankuesia janë shumë femra të tjera në Shqipëri.
Duhet të ndryshohet sistemi i mbrojtjes ndaj gjinisë më të dobët, të përkrahet e të promovohet në shoqëri, e jo të dhunohet sa herë të mundet si gjini më e dobët fizikisht.

Ministria Manastirliu publikon shpesh lajme per Mbrojtje për gratë viktima të dhunës, por cila eshte mbeshtetja sociale per keto raste ne realitet ?? Azgje vetem lajme dhe reklama televizive.
Fjalet e Ministres
“Sot një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit…
Ne fakt Znj.Didi, e besoi dhe denoncoi dhunen ne daten 10 prill 2019, “u mbrojt nga ndryshimet ligjore” dhe ne daten 16 prill 2019 ne mesnat u gjend ne gjendje te masakruar ne Spitalin rajonal te Lezhes.
A mundet Ministria te spjegoj arsyen pse nuk u vu ne zbatim urdhri i mbrojtjes dhe kush jane pergjegjesit e kesaj situate???
Mjafte me.
Rastet e dhunës në familje janë shndërruar në një fenomen shqetësues për shoqërinë tone dhe institucionet duhet te mbajne pergjegjesin ligjore per zbatimin e ligjit, dhe jo te bejne lajme sa per reklam te zgjidhjes se problemeve.
Bashkelidhur do të publikojme foto te znj.Dida per te ndihmuar ato gra te tjera që vuajn dhunen ne familje dhe ndergjegjesuar organizmat shteterore per zbatimin e ligjit.
Cfar beri policia e shtetit per zbatimin e Urdhrit te Mbrojtjes???? Azgje.
Cfar beri Zyra e Sherbimit Socail Lezhë për zbatimin e Urdhrit te Mbrojtjes??? Azgje.
Cfar beri gjykata per dergimin e vendimit te Urdhrit te Mbrojtjes ne insitucionet e posacme Brenda 24 oreve??? Azgje.
Institucionet ligjezbatuese keto, nuk munden ne kohe te marrin masat.Cfar mund te thote znj.Ministre?? Mjaft me , mjaft vetem me reklama pasi cdo dite ka nje numer te konsiderueshem grash te dhunuara, I zbatoni ato që keni shkruar e publikuar.
Ju faleminderit
Avokate Vasilika Hysi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY