Opozita e bashkuar po bëhet gati për një tjetër betejë me maxhorancën në pushtet, e cila ka rritur represionin ndaj qytetarëve.
Pak minuta më parë Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi, është parë të ngjisë shkallët e Selisë së Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim në këto momente me kreun e PD-së, Lulzim Basha
Ky takim zhvillohet vetëm një ditë përpara se të mbahet seanca e radhës plenare, ku me shumë gjasa po diskutohet aksioni i radhës opozitar.
Opozita ka zhvilluar deri më tani disa protesta masive përpara parlamentit që kanë treguar mbështetjen e fuqishme dhe masive që ka pasur nga qytetarët.
Ndërkohë që pritet ende të zbardhet diskutimi midis dy krerëve të opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/