Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Armik dhe kritik i kamur”, Fuga-Veliajt: Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time!

17/04/2019
Artan Fuga apelon: Kërkohet Solidaritet! Firmosni Memorandumin kundër projektligjit të Arsimit të Lartë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku dhe profesori Artan Fuga nuk ka vonuar ti kthejë përgjigje  kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj e ka quajtur ‘armik dhe kritik’ gjatë një interviste në emisionin e Roland Qafokut.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga i sqaron kryebashkiakut se të jesh kritik i qytetit duhet të konsiderohesh mik, për aq kohë sa denoncimet e kryera publikisht nuk kanë rezultuar asnjëherë false.

“Jo, nuk kam jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon! Por, kritiku është mik i qytetit të tij! Kryetari më futi te armiqtë!”, shkruan ndër të tjera profesori.

Reagimi i plotë:

Unë armiku, kritiku i kamur! 

Bashkia e Tiranës, qyteti ku paguaj taksat deri në një, kryetari, në Intervistë në emisionin e Roland Qafokut, te “Channel One”, më konsideroi armik dhe kritik!!!

Jo, nuk kam jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon!

Por, kritiku është mik i qytetit të tij! Kryetari më futi te armiqtë!

Sapo gazetari e gërvishti pak fasadën, kuptova se kush isha në sytë e pushtetarit!

Mos na lëntë Zoti pa ata, që të na etiketojnë fyeshëm pa shkak!

Nuk e kuptoj këtë qendrim zyrtar ndaj një qytetari që asnjëherë nuk ka gënjyer në denoncimet e bëra, as i ka kërkuar kurrëfarë privilegji, as leje ndërtimi, as t’i vadisi bahçen, as gjë prej gjëje ! Unë edhe rrugën e kaloj te vijat e bardha!

Etiketohesh pa pasur asnjë shkak, pa lidhje, pa agjendë, fyesh duke qenë në punën tënde!

Një hije internimi dhe kërcënim ostracizimi mbushi mbrëmjen time!

Kush e paguan këtë!

Edhe Aristotelin e zbuan nga Athina! Jo mua, një copë dhaskali!

Unë thjesht kam njoftuar kur ka pasur rrjedhje ujrash të zeza! A na grabisin parkingun!

Jo mua, por komunitetit

Na hoqën parkingun që të paguajmë sa frengu pulën një copë vend në parkingje me lekë! Thjesht për teken e disave që i përshtatet zyrtarëve!

E vërteta është që punonjësit e Bashkisë kanë reaguar sa herë kam pasur ankesa dhe i kanë zgjidhur shpejt çështjet !

Më vjen mirë që kryetari thotë që i trajton njësoj si lypsarët, edhe intelektualët e qytetit !

Edhe unë ashtu bëj!

Të gjithë ne qytetarët duhet të ngremë zërin sa herë na bie një qime në shpatulla! Sepse taksat i paguaj deri në një centim!

Tani e kuptova se përse më duhet t’a kuroj me kujdes krahun tim të shembur e nxirë kur dikush më vuri rrotën nga mbrapa kur ecja si këmbësor pikërisht aty ku superpozohen trotuari me pistën e biçikletave mu përpara binasë Turbina te Petro Nini që na e shesin si Teatër.

Duhet bërë kujdes për jetën në qytet! Të bien në qafë!

Qenkam edhe i kamur!!! Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time! A do ta shohi Audin tim të vitit 1996 me 400 mijë kilometra në kurriz ???

Apo sepse kam kërkuar publikisht në detyrën time që Bashkia t’i kthejë Universitetit të Tiranës terrenet sportive të studentëve !!!

Unë thjesht mbroj të drejtat mikrolokale në jetën tonë të përditshme!

Tags: arrtsn fugaerion veliajkritikaPergjigje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.