Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AMA gjobit televizionet, shkaqet nga feja tek cigaret, shfaqja e femijëve deri tek doktorët

17/04/2019
AMA gjobit televizionet, shkaqet nga feja tek cigaret, shfaqja e femijëve deri tek doktorët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive në mbledhjen e ditës së sotme mori masë për
disa Operatorë të Shërbimeve Mediatike Audiovizive.
Bazuar në ankesat e ardhura në drejtim të AMA-s, Këshilli i Ankesave mori në shqyrtim
dhe propozoi Bordit masën përkatëse për rastet e mëposhtme.

Televizioni Ora News
Masën administrative me gjobë në vlerën 400.000 lekë, ndaj Televizionit Ora News, për
emisionin “Ju flet Moska”, të transmetuar në datën 18 Mars 2019 me temën “Skënderbeu
dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së Re”.
Bordi çmon se deklarime të tilla janë në shkelje të Ligjit nr.97/2013 “Për mediat
audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Këto deklarime nxisin intolerancën
ndërmjet shtetasve, nxisin dhe justifikojnë dhunën, nuk respektojnë gjuhën dhe larminë e
traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve. Shkelja e këtyre parimeve
ligjore gjatë këtij transmetimi përbën nxitje të urrejtjes mbi baza fetare dhe, si e tillë, është e dënueshme nga ligji.

Televizioni Report TV
Masën admministrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë, ndaj Televizionit Report TV, pasi në emisionin “Pa gjurmë”, të datës 14.01.2019, janë dhunuar të drejtat e një fëmije, duke cenuar privatësinë dhe dinjitetin e tij.
Gjatë këtij emisioni është shkelur Ligji nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën
e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili sanksionon detyrimin që, në transmetimet e tyre mediat
audiovizive të ruajnë konfidencialitetin dhe të respektojnë privatësisë e fëmijës, si dhe Kodi i Transmetimit, në Seksioni 5 të tij, “Fëmijët në transmetimet audiovizive”.

Tv news24

Masën administrative me gjobë në vlerën 120.000 lekë, ndaj Televizionit News 24, për
edicionin informativ qendror të datës 15.03.2019 ora 19.00. Këshilli i Ankesave evidentoi
dy reklama të fshehta të dhëna njëra pas tjetrës. Këto kronika bien ndesh me kërkesat e
Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili
në nenin 42, pika 1, përcakton se “komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet
audiovizive duhet të jenë qartësisht të dallueshme si të tilla. Komunikimet me natyrë
tregtare të fshehura janë të ndaluara”.
Gjithashtu, transmetimi brenda edicionit të lajmeve i dy kronikave shkel edhe nenin 44 të
Ligjit 97/2013, për “vendosjen e produkteve gjatë programeve”, pasi insertet konsiderohen produkte.

Televizioni Klan

Masën administrative me gjobë në vlerën 120.000 lekë, ndaj Televizionit Klan, pasi në
programin “Rudina”, të datës 27.03.2019, nuk janë respektuar kërkesat për reklamat dhe
komunikimet tregtare.
Përmbajtja e transmetuar në pjesën e dytë të programit “Rudina” kishte dhe reklamë të
fshehur, që përbën mosrespektim të kërkesave të Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenin 42, pika 1, si dhe nenin 44.
Ndërkohë, që të intervistuarit kanë shkelur dhe “Kodin e etikës dhe deontologjisë
mjekësore”, pika 3 e nenit 60 ku ndalohet për mjekun, “të merret me reklama a publicitet të çfarëdo lloji, me përjashtim të rasteve kur këto kanë qëllim shkencor apo edukativ. Në këtë rast, mjeku duhet të bëjë kujdes që publiciteti të jetë objektiv dhe në përshtatje me rregullat e deontologjisë mjekësore. Mjekut nuk i lejohet të bëjë asnjë publicitet në favor të aktivitetit të tij personal, apo të një institucioni të caktuar”.

Televizioni Ora News

Bordi vendos tërheqjen e vëmendjes për Televizionin Ora News, pasi në Emisionin “Why
not”, të datës 07.04.2019, ora 19.00, rezulton në shkelje të normave ligjore dhe etike.
Bordi vëren se “fjalori i përdorur gjatë bashkëbisedimit dhe përgatitja e cigareve në studio, para kamerave, promovon përdorimin e duhanit dhe produkteve të tjera të tij, si dhe nxit fëmijët për përdorimin e këtyre produkteve të dëmshme jo vetëm për shëndetin e fëmijëve”. Kjo jo vetëm që dëmton dhe cënon fëmmijet por gjithashtu bie ndesh me Ligjin organik dhe Kodin e Transmetimit, i cili detyron OSHMA-të të vendosin shenja paralajmëruese.

Transmetimet në Gjuhen e Shënjave

Bordi i AMA-s tërjeq vëmendjen operatorëve audiovizivë me licencë kombëtare për
zbatimin e Ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar, mbi transmetimet për personat me nevoja të veçanta shqisore dhe marrjen e
masave për konkretizimin e transmetimeve me bazë gjuhën e shenjave.
Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë me dije OSHMA-ve, përmes njoftimeve
zyrtare dhe shkresave të nisura, se në mbledhjen e parë të vitit 2019, Bordi i AMA-s ka
vendosur tre prioritetet e monitorimit dhe vlerësimit të përmbajtjeve të emetuara, të cilat
janë: -mbrojtja e fëmijëve në transmetimet audiovizive; -Reklamat e Fshehura dhe
Komunikimet Tregtare; – Programet audiovizive me karakter informimin mbi shëndetin dhe medikamentet.
Masat e sotme janë rrjedhojë e disa tërheqjeve të vëmendjes ndaj këtyre subjekteve për të respektuar këto tre prioritete.
AMA gjen rastin të apelojë operatorët mediatikë që të respektojnë ligjin dhe kodin e
transmetimit gjatë veprimtarisë së tyre.

Tags: ama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.