Eshtë hedhur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Mesa duket ka një përballje të fortë mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.
Nga ana tjetër ka lajme të mira për bardheblutë. Skuadra e Tiranës ka përballë Luftëtarin. Si për ironi të fatit këto 2 skuadra kanë një llogari të hapur në kampionat, pasi janë duke luftuar për mbijetesë.
Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill. Kujtojmë se fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës.
PËRBALLJET:
KUKËSI-SKËNDERBEU
LUFTËTARI-TIRANA
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/