Malltezi: 5 pyetje për ata që kanë veshë të dëgjojnë dhe sy...

Malltezi: 5 pyetje për ata që kanë veshë të dëgjojnë dhe sy të shikojnë

155
0
Shares

Koordinatori për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi nëpërmjet një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ka shpjeguar të gjithë situatën e krijuar me projektin që Bashkia ka planifikuar për të ndërtuar një shkollë, në fidanishten e menduar për studentët e UBT.

Kujtojmë këtu që nga kjo situatë, u zhvilluan disa protesta dhe përplasje mes studentëve dhe banorëve, të nxitura nga ky plan i paligjshëm.

Malltezi flet si një pedagog i Planifikimit të territorit në këtë universitet teksa ka shtruar dhe disa pyetje  si per studentët por edhe për ata që kanë veshë të dëgjojnë dhe sy të shikojnë:

  1. A lejon ligji kthimin e terreneve shkollore?
    2. A mund te ndertohet ne nje truall ku pronesia eshte e paqarte? Ceshtja gjyqsore eshte kthyer nga gjykata e apelit ne shkalle te pare – ky eshte vendimi i formes se prere. Blerja nga bashkia e tokes nga nje pale ne gjyqin e pronesise nuk e zgjidh pronesine.
    3. A mund te nxirret leje ndertimi ne nje toke ku bashkia nuk ka miratuar PDV?
    4. A mund te zbatohet nje projekt kur bie ndesh me nje Masterplan? Zv.Ministri 99c na tha se Projekti i shkollave bie ndesh me Masterplanin e UBT prandaj ka prioritet projekti i shkollave! Sipas ligjit Planet kane fuqi mbi Projektet dhe jo anasjelltas. Nese do kishim perplasje mes Planeve te institucioneve te ndryshme atehere do kishim nevoje per qasje te integruar nderinstitucionale ku palet te paraqesin argumentet e tyre dhe te gjendet kompromis mes Planeve.
    5. A mund te nisin punime me ekskavator pa tabele informuese? Cfare ndodh nese i nis nje qytetar i zakonshem? Tabela eshte ndryshe nga fotot/renderat per fasade pasi duhet te jape informacione te detajuara ligjore perfshi fituesit e tenderit, vleren e punimeve etj. Nese shteti shoqeron ne polici qytetarin per mungese tabele para fillimit te punimeve pse e shkel vete ketu?

REAGIMI I PLOTE

Dje paradite me erdhi nje mesazh falenderimi dhe mbeshtetje nga nje pedagog koleg socialist. U gezova por edhe u cudita pasi nuk dija pse me shkruante me nderim dhe pse shpjegonte pislleqet e pushtetit te Arturo Ui derisa dje pasdite pashe qe pushteti kish detyruar drejtuesit e UBT te kapitullojne dhe te falenderojne qeverine dhe bashkine pse po ju merr terrenet e kampusit universitar.

Kolegu socialist me shpjegonte se pushteti Gebelsian kish provuar gjithe metodat per te fituar. Kishin kercenuar gjithe pedagoget qe mos protestonin, kishin futur njerez te kercenonin studentet deri me heqjen nga puna te prinderve te tyre, kishin thirrur me apel ne kryeministri pedagoget vetem socialiste dhe disa prej tyre i kishin tallur dhe nuk i kishin lene te hapnin gojen as per t’i sugjeruar nje rrugezgjidhje te ndershme per te gjitha palet (zhvendosjen me 150 m), dhe diten qe gjithe trupa akademike e UBT kish thirrur proteste qysh ne mengjes kishin sjelle nje fletethirrje nga prokuroria (pa numer protokolli fare se ashtu ishte urgjenca) dhe kishin mbajtur rektorin 2.5 ore ne pyetje hetuesie per nje tender qe e ka realizuar administratori i caktuar nga vete qeveria. Ne fund, pasi i kishin shantazhuar dhe terrorizuar cilindo qe mundeshin dhe pasi nenshtruan drejtuesit e UBT me kercenime pisanjosesh, perfaqsuesi me tipik i Gebelsve kish nxjerre nje postim ku falenderonte viktimat e tij qe e kishin mirekuptuar dhe ju thosh trushpelareve militante se beteja do vazhdonte me kundershtaret politike qe nuk i bleu dot.

Mora vesh se vjedhjen e terreneve universitare qe banditet nuk e kishin realizuar shume vite me pare duke i vene koburen ne koke nje ish rektori, banditet e tanishem e kishin realizuar duke keqperdorur gjithe pislleqet e pushtetit perfshi prokurore legene qe nuk kane lidhje me drejtesine por me xhepin e pushtave te shtetit. (“Thirrje ne bisede informative” ishte termi qe perdorte UDB ne Kosove e me pas edhe disa bandite qe keqperdornin patriotizmin per qellime te ulta – fletethirrje 2.5 ore ne prokurori brenda 1 ore nga njoftimi pa numer protokolli ne kete rast).

Pavaresisht vetemburrjes se qenve te sulmit, une si pedagog i Planifikimit te territorit do vijoj te shtroj nja 5-6 pyetje si per studentet e mi, edhe per ata qe kane veshe te degjojne dhe sy te shikojne:

  1. A lejon ligji kthimin e terreneve shkollore?
    2. A mund te ndertohet ne nje truall ku pronesia eshte e paqarte? Ceshtja gjyqsore eshte kthyer nga gjykata e apelit ne shkalle te pare – ky eshte vendimi i formes se prere. Blerja nga bashkia e tokes nga nje pale ne gjyqin e pronesise nuk e zgjidh pronesine.
    3. A mund te nxirret leje ndertimi ne nje toke ku bashkia nuk ka miratuar PDV?
    4. A mund te zbatohet nje projekt kur bie ndesh me nje Masterplan? Zv.Ministri 99c na tha se Projekti i shkollave bie ndesh me Masterplanin e UBT prandaj ka prioritet projekti i shkollave! Sipas ligjit Planet kane fuqi mbi Projektet dhe jo anasjelltas. Nese do kishim perplasje mes Planeve te institucioneve te ndryshme atehere do kishim nevoje per qasje te integruar nderinstitucionale ku palet te paraqesin argumentet e tyre dhe te gjendet kompromis mes Planeve.
    5. A mund te nisin punime me ekskavator pa tabele informuese? Cfare ndodh nese i nis nje qytetar i zakonshem? Tabela eshte ndryshe nga fotot/renderat per fasade pasi duhet te jape informacione te detajuara ligjore perfshi fituesit e tenderit, vleren e punimeve etj. Nese shteti shoqeron ne polici qytetarin per mungese tabele para fillimit te punimeve pse e shkel vete ketu?

Interesant eshte fakti qe me date 1 prill 2019 Bashkia ka marre certifikaten e tokes dhe me date 2 prill 2019 kane filluar punimet me ekskavator! Ky eshte tregues qe kane kaparisur arkitektin dhe nisur projektin arkitekturor qysh pa pasur token. Brenda dites kane kryer tenderat per kompanine projektuese, arkitekturore, konstruktive? Brenda dites pastaj kane shpallur fituesit e tenderave dhe brenda dites fituesit e tenderave ju kane dhene projektet e detajuara arkitekturore renderat e te cilave i kane mgjitur ne rrethim? Dhe brenda dites kane tenderuar per ndertimin se te nesermen filloi rrethimi dhe punime me ekskavator? Gjithe keto tregojne shume.

Ndofta kjo qeveri duhet te nxjerre nje nen ne cdo ligj ku te shkruhet qe “nese ligjin e shkel qeveria, atehere ai ligj behet i pavlefshem”. Keshtu zgjidh edhe shkeljet ligjore te perseritura, edhe dhimbjet e kokes nga pyetjet e veshtira te kokeshkreteve te opozites, por edhe shpeton nga ndjekja penale kur vertet te dale ndonje prokuror jo i kapur nga krimi a korrupsioni.

Une mora vec nje mesazh nga nje koleg socialist, por vras mendjen sa prej tyre vertet jane ndier te perbuzur nga pushteti qe kane votuar? Sa prej tyre do kene dinjitet dhe do ia tregojne me vote arrogancen e pushtetit? Arroganca dhe shkeljet ligjore i ben pushtetaret ne dukje te forte, por qartazi te percmuar edhe ne syte e vete socialisteve. Pushteti ose beson se socialistet do bejne sikur nuk shikojne, nuk degjojne dhe nuk kuptojne ose nuk ia ndien fare per socialistet per sa kohe do perlajne qindra miliona euro me nje afere.

Arturo Ui ishte i kenaqur qe kish fituar, ndersa shume nga ne pedagoge dhe studente jemi te nderuar qe kemi humbur. Kjo pasi nuk na nenshtruan, qendruam si njerez te lire dhe per kete kemi vleresimin dhe respektin e te gjitheve, perfshi te atyre qe nuk munden te rezistonin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY