Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lubonja: Rama duhet të ikë, gazi ndaj grave dhe fëmijëve, i pamoralshëm

15/04/2019
Lubonja: Rama nuk qeveris dot pa oligarkët, nisma e opozitës është pozitive
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Hapi i parë për zgjidhjen e krizës ishte largimi i Edi Ramës. Për mua shqetësues është tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve. Janë dhunuar edhe gazetarët, pra kemi një nervozizëm në rritje të mazhorancës. S’ka pasur gjëra aq të rënda sa të kesh 40 të arrestuar.”

Kështu deklaroi sot në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja.

“Protesta kishte një pjesëmarrje masive, solli edhe jehonën ndërkombëtare dhe konfirmoi që këtu kemi një problem, një krizë që duhet zgjidhur. Debati mbetet i hapur se si duhet zgjidhur. Megjithatë mazhoranca do ta injorojë që kemi krizë për të cilën përgjegjëse është vetë ajo”,- tha Lubonja.

Një problem që vuri në në dukje analisti ishte përdorimi i gazit në një kohë kur siç tha ai, rrezikshmëria ishte e ulët.

“Për mua shqetësues është tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve janë dhunuar edhe gazetarët, pra kemi një nervozizëm në rritje të mazhorancës. S’ka pasur gjëra aq të rënda sa të kesh 40 të arrestuar. Problemi i madh i kësaj qeverie është pandjeshmëria ndaj atyre gjërave që janë dukshëm problematike në mënyrën se si qeveriset vendi. Protesta është mjeti i fundit, pasi ka pasur gjëra të tjera që kanë ndodhur para protestave që mund të trondisnin ndërgjegjen e mazhorancës. Ndërsa protestat duan ta tronditin së jashtmi. Se sa mund ta çojnë vendin në drama kjo mbetet për tu parë, prirja e pushtetarëve tanë është të çojnë vendin nga drama në dramë që të ruajnë karrigen e tyre:,- tha Lubonja duke shtuar se: “ Përdorimi i gazit në mënyrë jo selektive, pra kur në shesh mund të ketë edhe gra, fëmijë njerëz që nuk ushtrojnë dhunë edhe gazetarët është shumë i dëmshëm dhe i pamoralshëm. Policia të reagojë me mjetet e veta të forta ndaj pakicës, por jo me gaz ndaj shumicës. Vihet re një teprim, demonstruesit treguan që nuk kishin synim të çonin deri në fund një betejë për jetë a vdekje ,por një betejë thjesht simbolike, si në rastin kur u ngjitën tek shkallët. Pra, s’ka pasur sulme agresive që të vërë në rrezik jetën e policëve. Gazi, siç e kam parë unë është përdorur në mënyrë të tillë masive me qëllim që ta shpërndajë turmën fare. Në këtë kuptim është metodë e ekzagjeruar dhe e rrezikshme, plus me pasoja për njerëzit”,- sqaroi ai.

Lubonja tha më tej se hapi i parë për zgjidhjen e krizës ishte largimi i Edi Ramës. Ai shtoi se një qeveri teknike nuk mund të diktohet vetëm nga opozita, por duhet diçka e përbashkët.

“Ikja e Edi Ramës është hapi i parë i zgjidhjes së krizës. Kjo krizë është shumë e thellë, krizë që ka të bëjë me raportin e forcave politike, konflikti mes partive, kriza e ndërtimit të një sistemi ku një pakicë ka kapur shtetin, grabit në mënyrë arrogante pasurinë e shumicës, pra, ka të bëjë me sistemin që duhet ndryshuar. Duhet larguar Edi Rama që përdori pakicën e të fortëve, kriminelëve për të sunduar dhe kontrolluar gjithçka në këtë vend. Ndoshta një qeveri teknike, por nuk mund të bëhet qeveri teknike e diktuar nga opozita, duhet diçka e përbashkët si një konsensus për të dalë nga situata”,- vijoi ai.

Është për të ardhur keq, tha më tej analisti, që edhe sot pas gati 30 vitesh shqiptarët brohorasin në sheshe; E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ka ardhur koha tha ai që populli shqiptar të ndërgjegjësohet si në Serbi, psh dhe të përdore parrullën: Shteti jemi ne. “Ka ardhur koha që kjo parullë të kuptohet nga populli. Shteti janë gjithë ata protestues e populli që po vuan nga ky sistem”.

Sa për vëmendjen e shtuar të mediave ndërkombëtare për protestat në Ballkanin Perëndimor, Lubonja tha: Padyshim që Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Këto protesta ndihmojnë njëra -tjetrën për ta bërë sa më europiane kauzën. Edhe Italia e ka pasqyruar protestën. Kjo tregon që është rritur ndërgjegjësimi në Europë se në këto vende ka diçka që nuk shkon. Pra, problemi i madh që ka pasur në këto vende është se nuk përbënin lajm. Dihej vetëm që drejtoheshin edhe nga pro europianë si Vuçiç, Rama e Gjukanoviç. Por fakti është që Europa është kujtuar gjithmonë vonë për ne”,- tha më tej Lubonja.

Tags: Edi Ramafatos lubonjagazi lotsjelles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.