Dalin FOTOT/ 17-vjecari që përplasi Mira Kazhani ndodhet në gjendje kome në...

Dalin FOTOT/ 17-vjecari që përplasi Mira Kazhani ndodhet në gjendje kome në spital, reagon gazetarja

235
0
Shares

Gazetarja Mira Kazhani përplasi pak ditë më parë me makinë një këmbësor në autostradën Tiranë-Durrës, teksa ai po tentonte të kalonte në krahun tjetër të autostradës, për të shkuar në stacionin e autobusit.

I plagosur rëndë nga ky aksident mbeti një i ri, i cili u dëmtua në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Aksidenti i bujshëm u njoftua zyrtarisht për mediat nga policia 5 orë pasi kishte ndodhur. Në lidhje me këtë ngjarje pati reagime edhe nga opozita, të cilët u shprehën se Veliaj, ishte ai që kishte ndërhyrë për të “shpëtuar kokën” e Kazhanit.

Ditën e sotme ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e familjarit të djalit të aksidentuar, të identifikuar si Nertil Pëllumbaj.Ai shprehet se prej ditësh nuk dinte asgjë për fatin e të afërmit të tij. 17-vjeçari ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në kryeqytet. Skandali më i madh në lidhje me këtë ngjarje është fakti se shumica e mediave televizive dhe atyre online (duke përjashtuar këtu disa media jo të kapura nga pushteti), raportuan se 17-vjeçari i aksidentuar ishte jashtë rrezikut për jetën.

POSTIMI I BERISHES:

Tejet e rende gjendja e Nertil Pellumbit, 17 vjeçarit te aksidentuar nga Mira Kazhani!

Miq, edhe pas 9 ditesh lufton me vdekjen ne gjendje tejet te rende, kome ne reanimacion Nertil Pellumbi, 17 vjeçari qe shtypi me rrota te para te makines ne autostrade gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani.

Per te fshehur ne menyre te shemtuar e kriminale aksidentin, asnjeri per nje jave nuk njoftoi familjaret per fatin e djalit te tyre.

Familjaret gjate javes qe shkoi kerkuan te dinin per fatin e djalit te tyre dhe pyeten ne komisariatin e narkopolicise nr 3 dhe nr 6 dhe ne drejtorine e narkopolicse por nuk moren asnje informacion per te riun, femijen e tyre qe luftonte me vdekjen ne reanimacionin e spitalit te traumes.

Te premten qe kaloi ata bene denoncimin ne narkopolici per djalin e tyre si te humbur.

Vetem diten e shtune duke pyetur me te njohur ne Spitalin e Traumes ata arriten te gjejne njeruin e tyre ne gjendje tejet te rende.

Familjaret akuzojne Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota te para dhe ne gjendje te dehur djalin e tyre.

Deri diten e shtune ne reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur per gjendjen e 17 vjeçarit ne kome asnje person nga policia, gazetar apo njeri tjeter.

Miq, ketu me poshte ne mesazhet e dhimbshme te familjarit te 17 vjecarit Nertil Pellumbi, zinxhirin e qendrimeve kriminale ndaj ketij aksidenti nga narko policia, vet autorja e aksidentit, rrethi i saj etj. sb

Pershendetje zoti berisha, une jam familjar te djalit te aksidentuar policia u mudua ta feshe njegjarjen ne autostrad te gazetares mira kazani po fal miqve te mi muda ta zbuloj ku nedidhe djali eshte 17 vejecar
Ku nedodhet djali xhaxhajt tim shekova ne polici askush nuk na teregonte per te dhe sot akom nuk ka ardhur kush te iteresinet per te mira kazani ka qen ne durres per derk dhe ka qen tap ne alkol.
Nertil pellumbi quet djali qe u mebajt i feshet Nedodhet ne spital ne gjendje te rende une te peremt shekova te komisarjati numr 3 pyta dhe me than nuk dim gje mora ne tel 112dhe i pyta shekova vet ne drejtori bashk me babain e nertilit se te jemen nuk e ka dhe pytm as aty nuk dinen gje ne komisarjati 2dhe 6 ase ketu nuk dinin gje pastaj bem denocim per te humbur ne komisarjatin numer tre dhe te shunen e gjetm ne permjet miqve ton qe punojn ne spitalin ushtarak
Pyi babaj netilit dhe ata i than qe duro pak sa te felasim me mejekun e remulacjinit qe te japim pergjigje dhe i than ajde shikoje esht nje i pa idedifikuar shikoje mis esh ai
She keshtu e e gjetm ne permjet miqve ton as kush nuk ka ardhur akoma te iteresijet per gjendjen e tij as policia as njedo nje gazetar po qe esht ne dieni per kete negjarje e di i gjith shteti dhe jan te meezitur shum se i esht prishur mira kazanit makin dhe nuk ka me ca i shtyp tani perotestusit

 

Pas kesaj ka reaguar edhe Mira Kazhani:

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua. Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë. Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht. Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.

Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY