Sander Kimiku nuk mund te burgose gjithe popullin

Sander Kimiku nuk mund te burgose gjithe popullin

84
0
Shares

“Grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin!”, tha sot ne nje deklarate per mediat, Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi.

Deklarata e Bardhit:

Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY