Zyrtari i larte amerikan: Mediat ne Tirane, presion bizneseve te huajja per...

Zyrtari i larte amerikan: Mediat ne Tirane, presion bizneseve te huajja per te favorizuar bizneset e veta

66
0
Shares

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann, e vlerëson hapësirën mediatike në Shqipëri si të njëanshme dhe në shërbim të interesave të pronarëve dhe jo të vërtetës.

Në një takim me studentët e gazetarisë në universitetin “Beder”, Beckmann ka folur për shantazhe dhe presione që pronarët e mediave të mëdha bëjnë ndaj bizneseve të huaja.

Për fat të keq, ajo që shohim sot në Shqipëri është një hapësirë mediatike që bëhet gjithnjë e më e njëanshme. Më shumë se kurrë më parë, pronarët e mediave kanë një ndikim më të fortë në atë çfarë raportohet dhe se si mbulohet.

Shohim aktorë të këqinj, si këta pronarë apo ata me influencë në këtë vend, të cilët e përdorin median për të kërcënuar me shantazh bizneset ndërkombëtare me qëllim që të dekurajojnë investimet dhe t’u hapin rrugën interesave të tyre personale”, tha zyrtari i Ambasadës së SHBA.

Beckmann thotë se lajmet e këtyre mediave përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. 

Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan.

Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia që duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike”,- deklaroi Brian Beckmann.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY