4 orë protestë nga dhjetra mijëra qytetarë, Basha kërkon qeveri tranzitore

4 orë protestë nga dhjetra mijëra qytetarë, Basha kërkon qeveri tranzitore

107
0
Shares

Opozita mbylli protestën e saj pas 4 orësh demostrim nga Kryeministria tek parlamenti dhe nën një dhunë të paparë të policisë përmes gazit lotsjellës.

Në orën 22.00 të mbrëmjes kreu i PD, Lulzim Basha tërhoqi protestuasit nga oborri i parlamentit dhe iu drejtuan selisë së PD-së vetëm pak metra larg.

Në fjalën e tij të mbylljes Basha tha se protesta e sotme (13 prill) është më e madhja në historinë e pluralizmit, Ai tha se qytetarët vulosën largimin e Ramës.

 Sot të 9 protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranziotore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk ja doli dot. Megjithë sfidën e motit ne ja dolën të mbanim sot në 13 prill protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendimin tonë për ti shkuar betejës deri në fund.

Qeveria kriminale e Ramës e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe oligarkëve sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj qytetarëve protestues. Asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran”, deklaroi Basha.

Fotografia e Bledi Kasmi

Ndërkohë vetëm pak caste nga mbyllja e protestës edhe Kryeministri Rama ka postuar një mesazh ku sulmoi protestën.

Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30qershor”, shkruan Rama.

Protestuesit përballuan për më shumë se dy orë një rrebesh bombash em gaz lotsjellës me një intensitet të shtuar në raport me protestat e tjera duke sjellë dëmtime serioze në qindra protestues por edhe në shumë banorë në banesat afër parlamentit.

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi, për zgjedhje të lira, rend dhe siguri. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 13 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY