Vlora është zgjuar e përmbytur sot pas reshjeve gjate nates duke sjelle probleme të shumta në qytetin bregdetar, shkruan vloranews.
Pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit janë të mbuluara nga uji, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Situata më problematike është në zonën “Albano e Romina” lagjia “28 nëntori”, “Rilindja”, “1 Maji”, por edhe akset lidhëse mes rrugës Trasnballkanike dhe bulevardit.
Situata e ngjashme ishte edhe gjatë ditës së enjte, ku uji mbuloi rrugët e qytetit duke arritur deri në katet e para të pallateve dhe bizneseve. Bashkia Vlorë thotë se punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës.
Permbytet Vlora…
Publiée par Vlora News sur Vendredi 12 avril 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/