Një ditë pas emërimit të drejtorit të ri të policisë në Elbasan, policia e këtij qyteti ka vënë në pranga të paktën 10 perosna si pjesë e grupeve kriminale në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Fier etj.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë ndërsa operacioni është ende në vijim.
Për 5 prej të shoqëruarve ka urdhër arresti.
Emrat:
Edmond Bardhi
Skender Pëllumbi
Aurel Ferra
Nushi Salla
Lavdosh Demaj
Po kështu mësohet se është gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë që e posedonin.
Ndërkohë që policia dyshon dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre pritet që ttë çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në Elbasan dhe disa qytete të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/