LAJMI I FUNDIT/ Policia shoqëron një nga grabitësit e dyshuar të Rinasit

LAJMI I FUNDIT/ Policia shoqëron një nga grabitësit e dyshuar të Rinasit

321
0
Shares

Një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit është marrë sot nga forcat e policisë. Mësohet se personi i shoqëruar ishte me inicialet M.H, dhe ka qenë ish-efektiv i Policisë së Rinasit.

Ky person ishte lakuar edhe më herët në media si i përfshirë në ngjarje, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij i plotë.

Sipas burimeve dyshohet se ky person iu ka dhënë informacione grupit të grabitësve, dhe ka treguar mënyrën si funksionon skema e sigurisë në Aeroport.

Mendohet se në grabitje kanë marrë pjesë më shumë se 5 persona, ndërsa një prej tyre mund të ketë mbetur dhe i plagosur pas përplasjes me armë me forcat e FNSH-së.

Deri më tani i vetmi person që është identifikuar është Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY