Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush është personi misterioz gjatë grabitjes në Rinas

12/04/2019
FOTO/Pamje të reja nga grabitja në Rinas, si hynë në pistë grabitësit me furgonin “Hetimi Tatimor”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një person misterioz që është ‘punësuar’ për të shpërqendruar policinë. Ky është një nga njerëzit që po kërkohet nga policia pas grabitjes së 10 milionë eurove nga një avion në aeroportin e Rinasit, përveç 5 personave  që kanë marrë pjesë në grabitje, ku një prej tyre u vra. Por gjithsesi policia ka dyshime se grupi që ka punuar për realizimin e super grabitjes është akoma më i madh.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “Balkanweb” se makina e djegur në Bathore u përdor si karrem për të shpërqendruar policinë. Kishte karakteristika dhe tip si ajo me të cilën u larguan autorët nga vendi ku u përplasën me armë me policinë (benz-vito), por nuk u përdor ditën e ngjarjes nga autorët.

Makina qëndronte prej 5 ditësh e parkuar në zonën ku u gjet e shkrumbuar. Pas grabitjes ajo u dogj nga një person i veshur me të zeza i pamaskuar që u largua nga vendngjarja me një biçikletë të bardhë. Policia po punon për identifikimin e tij.

Makina që dyshohet se u përdorur nga grabitësit për t’u larguar bashke me paratë u gjet në një prej tuneleve të Tapizës e brenda saj u gjet armë dhe municion.

Po kështu mësohet se kur grupi i grabitësve ka ndërruar automjetet dhe po bënte transportin e parave, zjarr ndaj policisë ka hapur vetëm Murataj i cili qëndronte në prapavijë për të mbuluar anëtarët e tjerë të grupit me zjarr derisa të transportoheshin paratë.

Me sa duket zbardhja e ngjarjes nuk do jetë larg pasi në furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor” policia ka gjetur shumë shenja gishtash dhe gjurmë biologjike të vlefshme për hetimin.

Në bazë të informacioneve policia ka orientuar dyshimet drejt 2 personave për të cilët po kryen verifikime. Një prej tyre është ish-polic i një komisariati në Tiranë me inicialet M. H. por nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim policor. /balkanweb

Tags: grabitja ne Rinas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.