Çfarë po ndodh? Lleshaj dhe Veliu zbarkojnë në Elbasan

Çfarë po ndodh? Lleshaj dhe Veliu zbarkojnë në Elbasan

147
0
Shares

Ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë zbarkuar në Elbasan,

Mësohet se zyrtarët në Elbasan janë takuar me drejtuesit e Policisë dhe me prefektin Gledian Llatja, prokuroren e  Enkeleda Millonai dhe kreu i Ri i policisë Arjan Muça.

Mësohet se takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Vizita e tyre vjen një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Qato u zëvendësua në këtë detyrë nga Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.

Muça është një emër i njohur për publikun, pasi ai ishte drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, ku u ekzekutuan katër oficerë policie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY