Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Fier: Të gjitha sondazhet na nxjerrin mazhorancë

12/04/2019
Basha në Fier: Të gjitha sondazhet na nxjerrin mazhorancë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Edi Rama dhe banda e tij kanë humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Rama e di fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje-zgjedhje fallco, pa opozitën nuk ka për të pasur”, tha sot kreu I PD-se, Lulzim Basha gjate një takimi entuziast në Fier.

 

Entuziazmi me të cilin u prit në këtë qytet, u lexua nga Kryetari i PD, Lulzim Basha si shenjë e ndryshimit, që po bëhet realitet politik. Kreu i opozitës tha se Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë dhe çdokush e ka të qartë se pushteti i tij nuk buroi nga vota e qytetarëve, por nga bashkëpunimi me oligarkinë.

 

“Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.

 

Lulzim Basha tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë  shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë nga një vend bazë operacionale për krimin e organizuar, siç e quan Departamenti i Shtetit, në një vend që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

 

“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.”

 

Lideri i opozitës vuri në dukje se për shkak të bashkëpunimit me krimin, qeveria i ka mbyllur Shqipërisë derën e Europës për 6 vjet me rradhë, duke u kthyer në kërcënimin më të madh për shqiptarët. Për ta ndryshuar sa më shpejt këtë realitet, Lulzim Basha, tha se bashkimi me protestën e 13 Prillit është vendimi i duhur për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.

 

“Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre. Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë.”

Tags: Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.