Banorët ndihen të frikësuar pasi, sipas tyre, çdo herë shkëputen nga mali masive shkëmbinjsh duke rrezikuar banesat dhe jetët e këtyre banorëve.
Arif Balilaj tregon momentet kur shkëmbi erdhi nga lart duke shkatërruar banesën e tij, por dhe bashkëshorten e cila ndodhej në shtëpi momentin kur masivi i shkëmbit u përplas në murin e shtëpisë.
Një tjetër banor, Zoto Resulaj u shpreh se pjesa e banesave lart ku ndodhen afer bypass-it janë më shumë të rrezikuara. Ai tregon dhe momentin kur dy masive gurësh të mëdhenj po vinin nga lart.
Prej disa kohësh kanë rinisur punimet për “bypass”-in e Vlorës, një rrugë e cila do të kaloje në kodrat mbi qytetin e Vlorës. Por, punimet që po kryhen në Malin e Shashicës kanë sjellë probleme për banesat dhe qytetarët që jetojnë në kodrat e Ujit të Ftohtë, pasi pakujdesia e punonjësve te cilët hapin rrugën me fadroma ka bërë që masivë gurësh të shkëputen nga faqja e malit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/