Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kompania e sigurisë në Rinas mori 2.5 milionë euro në vit, 152 punonjës

11/04/2019
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grabitja e dytë e parave që transportonin bankat me avion jashtë vendit ka hapur debate për sigurinë e aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit.

ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë, ka realizuar një qarkullim vjetor prej 309 milionë lekësh, rreth 2.5 milionë euro në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare të bilancit, një shumë kjo që është arkëtuar me qëllim që firma të garantojë sigurinë në aeroport, për të cilin ka të angazhuar 152 punonjës.

Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me pothuajse 20%. Fitimi para taksave ishte rreth 37.5 milionë lekë, me një normë fitimi prej 12%.

Ndërsa në raport me vitin 2014, të ardhurat e kompanitë janë rritur me 30%.

Sipas përshkrimit në bilanc, ICTS Albania ushtron aktivitetin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas dhe ofron shërbime konsulence sigurie.
ICTS Albania është krijuar në vitin 2005 dhe është 100% në pronësi të ICTS Europe dhe ka si objektiv ofrimin e shërbimeve të sigurimit të aviacionit, detar etj.

Ndonëse i ka rritur të ardhurat vit pas viti, për të dytën herë, kompania përgjegjëse për sigurinë në Rinas ka dështuar të ndalojë vjedhjen brenda ambienteve të aeroportit. Në 30 qershor 2016 u grabit një makinë e blinduar që transportonte paratë drejt avionit, ndërsa dy ditë më parë, grabitësit arritën të futeshin deri në barkun e avionit.

Ndërkohë shoqëria që menaxhon me koncesion aeroportin e Rinasit, Tirana International Airport, në tetor të vitit 2016, sipas njoftimit zyrtar të saj u morr 100% në zotërim nga China Everbright Limited, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur në Hong Kong.

Por, ndërkohë, zyrtarisht, sipas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, aksioneri i vetëm i Aeroportit Ndërkombëtar në vend, që prej 11 nëntorit 2016 është Real Fortress Private Limited. Kompania është e krijuar dhe rregullohet nga ligjet e Singaporit dhe sipas të dhënave në internet është krijuar në 22 qershor 2016 dhe e ka adresën në 2 SHENTON ËAY #18-01 SGX CENTRE i SINGAPORE 068804, duke qenë një kompani offshore, e cilatashmë menaxhon koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend! /Monitor/

Tags: grabitja ne Rinas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.