Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grabitja në Rinas/ Mediu i përgjigjet Ramës: Siguria nuk jepet me konçension, e garanton shteti

10/04/2019
Mediu ironizon Ramën: Ju kujtohet viti 2007 dhe loja e çertifikatës?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sigurinë nuk e garanton konçensionari dhe siguria nuk jepet me konçension. Kështu shprehet ish ministri i mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në aeroportin “Nënë Tereza”, ku në disa sekonda u grabitën rreth 10 milionë euro.

Mediu i përgjigjet edhe reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi edhe koncensionarin e TIA-s, por nuk tha asnjë fjalë për përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit në situata të tilla.

Sipas tij, kryeministri Rama ka gabuar duke ia hequr koncesionin e aeroportit të Rinasit kompanisë gjermane dhe duke ia dhënë asaj kineze.

“Sigurinë nuk e garanton konçensionari, siguria nuk jepet me konçension. Atë e garanton Shteti. Para disa kohësh, në Parlament kam ngritur shqetësimin se sektorë të ekonomisë, të lidhur me Sigurinë Kombëtare, po shiteshin nga kompani të vendeve partnere drejt vendeve që në pikpamje të sigurisë janë në kundërshtim me NATO-n, ku Ne jemi anëtarë, duke përmendur specifikisht largimin e Gjermanëve nga aeroporti dhe dhënia e tij kompanisë Kineze, nafta apo telekomunikacioni. Rama u përgjigj se; “ky është një pretendim absurd sepse ne jetojmë në një ekonomi të hapur, ku gjithësecili mund të blejë dhe të shesë”. Në Konferencën e Sigurisë në Munich dhe në mënyrë të vazhdueshme nga NATO dhe BE, është ngritur shqetësimi për influencën Ruse dhe Kineze në ekonomi, për më tepër në sektorë strategjikë. Shumë vende, në mënyrë specifike SHBA, kanë ligj të veçantë të kontrollit të blerjes nga kompanitë e huaja në sektorët strategjikë, nëse ato bien ndesh me sigurinë, atëherë nuk pranohen të kryhen edhe nëse provohen më mbrapa se cënojnë sigurinë, atëherë detyrohen që t? shesin aksionet e tyre. Ky qëndrim i Ramës ishte i papërgjegjshëm atëherë, dhe bëhet sot akoma më i papërgjegjshëm, kur ankohet për zbatimin e rregullave nga koncensionari kinez. Presidenti Meta duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, shprehet kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Tags: Edi Ramafatmir mediugrabitja ne Rinas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.