Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Protesta e 13 Prillit, Basha: Mos mjaftohemi me largimin, duhet të varrosim fenomenin “Rama”

10/04/2019
FOTO/Protesta e 13 Prillit, Basha: Mos mjaftohemi me largimin, duhet të varrosim fenomenin “Rama”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë të shtunën, në mënyrë që zëri i kujtdo që ndjehet i pasigurtë, i braktisur, i mashtruar, i vjedhur nga kjo qeveri, të bashkohet me zërin e opozitës për t’i dhënë fund kësaj situate.

Gjatë takimeve me demokratë në Durrës dhe Elbasan, Kryetari Basha vuri në dukje rritjen e besimit tek opozita pas vendimit për djegien e mandateve dhe mosnjohjen e legjitimitetit të qeverisë.

“Sot Partia Demokratike dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’ju përgjigjur kësaj klike kriminelësh. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Këta nuk mbrojnë më ligjin, këta janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit. Këta nuk janë drejtësia, këta janë padrejtësia. Ndaj, është në dorën tonë t’i vendosim gjërat në vend, duke filluar me protestën e të shtunës, me 13 prill, në orën 18.”

Basha tha se largimi i Edi Ramës është vetëm çështje kohe dhe se sfida kryesore është transformimi i sistemit politik në vend, ku qeveria të mos ketë prioritet vjedhjen e pasurive të vendit për të pasuruar kryeministrin dhe disa oligarkë dhe banditë që e rrethojnë.

“Ne nuk mund të mjaftohemi thjesht me largimin e tij, se kjo është thjesht dhe vetëm çështje kohe. Ne duhet të varrosim fenomenin “Rama” njëherë e përgjithmonë, për të gjithë brezat që vijnë. Ndryshime politike që do të shkatërrojnë hendekun e gërmuar nga Rilindja kriminale midis fatit të qytetarit të thjeshtë dhe fatit të politikanit kriminel dhe kriminelit politikan, që sot, as vetë nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë, nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 350 mijë shqiptarë paguajnë 25 mijë lekë në muaj kamatën abuzive, që do ta anulojmë që ditën tonë të parë në pushtet, nuk e besojnë se qytete të tëra marrin për ndihmë ekonomike aq sa bën një makinë e tyre, që e ndërrojnë çdo muaj. Se ata s’jetojnë në Shqipërinë tonë, nuk jetojnë në Shqipërinë e përjashtimit, e pamundësisë, e falimentit. Se ata vetë jetojnë si sheikë, si derra të majmur mbi djersën, gjakun, paratë e grabitura popullit më të varfër të Evropës. Kjo do të marrë fund.”

Partia Demokratike ka një plan të qartë për të ndarë qeverisjen nga krimi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve me pasuri marramendëse që, me babëzinë e tyre, kanë shkatërruar punësimin dhe kanë varfëruar më shumë shqiptarët.

Kreu i opozitës tha se PD është e vetmja forcë morale që po rikthen tek shqiptarët besimin dhe shpresën dhe, bashkë me ta, do t’i tregojë botës më 13 Prill se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare.

“Le të bëjmë së bashku të mundur që mesazhi të oshëtijë po kaq i qartë sa oshëtiu sonte, nga kjo sallë: Rama ik! Për të afruar ditën dhe orën kur bashkë do të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane.”

Tags: 13 prilliBashaDurresprotestatakime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.