Grabitje e pergjakshme ne Rinas, nje i vrare, shume e madhe parash

Grabitje e pergjakshme ne Rinas, nje i vrare, shume e madhe parash

107
0
Shares

Një sasi e madhe parash është grabitur sot rreth orës 15:00 nga persona ende të paidentifikuar në Rinas, një ngjarje ku ka mbetur i vrarë edhe një person por nuk dihet ende identiteti.

Grabitja ka ndodhur brenda aeroportit të Rinasit e jo në rrugë.

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa e gjithë Tirana është në shtetrrethim. Në të gjithë kryeqytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse me Tiranën janë ngritur postblloqe nga policia.

Informacionet e para folën për një furgon të bardhë me mbishkrimin ‘Hetimi tatimor’, me të cilin lëviznin autorët.

Informacion paraprak

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY