“Burri që i mungon shtetit”, Manjani për Ramën: Kjo është prova e...

“Burri që i mungon shtetit”, Manjani për Ramën: Kjo është prova e një qeverie autokratike

92
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka bërë një analizë të gjatë të sjelljeve të kryeministrit Rama, teksa e cilëson si burrin që i mungon shtetit.

Këtu ish-ministri merr një sër çështjesh në shqyrtim, duke filluar me banorët e bregut të Lumit, e deri tek hedhja në gjyq e njerëzve që e kritikojnë.

REAGIMI I MANJANIT

Burri që i mungon shtetit.
—————-
Dje i kërkonte prova Elez Biberajt.

Ja ku i ka, te Bregu i Lumit! Një mosmarrëveshje që duhet ta zgjidhte gjykata e zgjidh Qeveria me policë!!!

Policia qartësisht nën urdhëra politike arreston njerëz natën në shtëpitë e tyre. Krejt pa ligj!!!

Dhe jo vetëm mbrëmë por shumë herë të tjera. Natën në shtëpi, me maska e skafandra, pa vendim gjykate në shkelje të plotë të Kushtetutës e ligjeve, policia e (pu)shtetit të sotëm u shkon qytetarëve e i arreston.

Le pastaj telendisja publike që bëjnë me njoftimet për shtyp. Nga njoftimet e tyre e kupton qartë që skanë asnjë lidhje me ligjin. “Policia procedon penalisht…” ose “ policia po heton krimin…” janë shprehje që nuk ka asnjë ligj që i justifikon!

Kjo është prova e një qeverie AUTOKRATIKE, krejt e papërgjegjshme dhe në injorim të plotë të ligjeve të shtetit. Në shtetin ku policia bën ligjin dhe gjyqin, sundon diktati!

Ndërsa vendimet për prishje shtëpish apo ndërtesash e mjedisesh publike për t’u përdorur për qëllime private, të cilat merren pa proces, pa debat e pa transparencë janë prova e ARROGANCËS! Njëkohësisht edhe dyshim i arësyeshëm i korrupsionit.

Këtë të fundit, jam dakort që kur individualizohet duhet ta provojë dikush. Në kushte normale duhet të ishte Prokuroria, por….

Nga ana tjetër, bie fjala, konkluzioni krejt personal i Kryeministrit se “godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë”, pa dyshim që gjykohet nga publiku si sjellje arrogante e Edi Ramës. Kjo sepse ai nuk është as kryearkitekt, as Institut Monumentesh, as Akademi Shkencash, as Bordi i Trashëgimisë kulturore e as Ministër Kulture. Gjykon thjesht si individ, por në dallim nga individët e tjerë me fuqi vendimmarrëse.

Ndaj nuk ka kuptim të gjykohet e kritikohet askush tjetër përveç Edi Ramës. Sepse konkluzioni dhe vendimet përkatëse janë të Tij.

Kur individualizohet pushteti, sigurisht që kritikat dhe dyshimet shkojnë drejt individit. Kjo është e llogjikshme, jo e qëllimshme. Megjithë bindjen e thellë që kam se çakejtë rreth e rrotull bëjnë namin, prap përgjegjësia shkon natyrshëm tek individi që drejton e flet në vetën e parë.

Shteti, institucionet e tij, nga ana tjetër duhet të sqarojnë dyshimet e çdo shkelje ligji, çdo abuzimi dhe çdo sjellje brutale.

Kur shteti nuk e sqaron dyshimin, përceptimi publik mbi të (dyshimin) është krejt legjitim. Këtë përceptim ska gjykatë që e korrekton më…

Ndaj burrat e shtetit dhe politikanët e përgjegjshëm përpiqen gjithnjë të qeverisin mirë që të trajtojnë përceptimin dhe jo t’u përgjigjen gazetarëve apo kritikëve.

Nuk kam dëgjuar deri më sot ndonjë burre shteti të merret vetë apo të hedhë në gjyq ata që e kritikojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY