Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Frikë çdo natë për jetën e babait… jeta e 3 motrave ndriçohet nga dhurata e madhe e shqiptarëve

08/04/2019
Frikë çdo natë për jetën e babait… jeta e 3 motrave ndriçohet nga dhurata e madhe e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamela 13 vjeç, Kristina 9 vjeç dhe Luciana 7 vjeç. Kur këta vajza vënë kokën në shtrat në mendje u kalon sëmundja e rëndë nga e cila vuan babai i tyre, një klithëm apo një përplasje e përsëritur… nuk do të ishte hera e parë që ata shohin të atin të përpëlitej në tokë nga krizat e forta të epilepsisë.

Kjo është historia e familjes Misku, e cila jeton në varfëri ekstreme. Shtëpia ku ata jetojnë prej 13 vitesh është një katastrofë. Muret dhe tavani kanë mbaruar.

Në shumë pjesë të banesës tavani është plotësisht i çarë dhe çfarë bie brenda hyn dhe jashtë. Vështirësia është e madhe kur bie shi i madh. Këto 3 vajza duhet të përballen dhe me ujin përveçse me varfërinë dhe sëmundjen e të atit.

Vetë Bashkimi na tregon se e gjithë familja mbahet me pensionin e tij të invaliditetit. Historia e kësaj familje të vuajtur u bë publike përmes emisionit shqiptarët për shqiptarët… dhe një javë pas prezantimit të rastit shqiptarët kanë vënë dorën në zemër për të ndihmuar këtë familje.

Elvis Naçi e pa vetë nga afër gjendjen skandaloze të shtëpisë ku jetonte familja Misku, në fshatin Krrabë jo shumë larg Tiranës së zhurmshme.

Naçi vendosi që t’i plotësojë një dëshirë të mbetur pezull Pamelës. Ajo kurrë nuk kish dalë nga fshati dhe dëshirë të madhe kishte që të sihte kalanë e Krujës. E gjithë familja niset drejt kështjellës ku dikur Skënderbeu luftonte dhe zbrapste osmanët.

Pas një udhëtimi dhe orëve mes historisë, Pamela veçohet nga familja e saj. Sheh në zbrazëtirë…

Elvis Naçi: Pamela pse po rri vetëm? Ka ndonjë problem?

Pamela:  jam mirë

Naçi: Të kuptoj… ke hallin se nga gëzimi do të rikthehesh sërish në hidhërim

Pamela: Po… kalova shumë mirë sot dhe kur mendoj se do rikthehemi…

Por përtej mërzisë së kuptueshme të Pamelës, shqiptarët tashmë e kishin një suprizë për këtë familje. Në rikthim, Elvis Naçi thotë se kjo do të jetë mbase hera e fundit që ata do të shohin banesën e tyre të vjetër, pasi falë ndihmës dhe kontributeve të shqiptarëve familjes Misku i është blerë një banesë e re.

Naçi: Të kujtohet biseda e fundit?

Pamela: Atje ia kalova mirë, por tani që filloi dhe shiu dhe shtëpia do pikojë…

Naçi: Ke të drejtë, këtu nuk jetohet një sekondë. E kuptoj sesa të vështirë e keni. Por nuk do të ulemi fare këtu.

Elvisi i jep një kuti Pamelës: Merre këtë por mos e hap deri sa të them unë, do nisemi diku se këtu nuk qëndrohet dot asnjë minutë më tepër.

Rrugës takohen me Sidritin i cili pyet Pamelën për kutinë. “Kemi një surprizë të madhe, do ta kuptosh së shpejti”

Elvisi: Pamela tani hap kutinë, është koha!

Me të shkuar në banesën e re, Pamela hap kutinë dhe aty gjen çelësin e shtëpisë së saj të re. Ajo nuk e rrok fillimisht se çfarë po ndodh derisa hap derën e banesës. Të trija motrat nuk i mbajnë dot lotët kur shohin shtëpinë e re, e veçanërisht dhomën e tyre të gjumit. Më në fund edhe ato do të jetojnë si të gjithë bashkëmoshataret e tyre.

Pamela:Nuk e imagjinoja kurrë… (qan)

Sidrit Bejleri: Po si e imagjinoje Pamela

Pamela: Nuk e di…

Elvis Naçi: Por është shtëpi prej vërteti Pamela… është e juaja

Bashkimi nuk gjen fjalë e teksa përqafon Elvis Naçin i thotë që është tejet i emocionuar, aqsa ka frikë se mos ndonjë krizë epilepsie mund ta kapë.

Bashkimi: Faleminderit shumë, kurrë nuk e mendoja… kam 13 vjet që jetoj atje ku ishim, por kjo… nuk e di, ju falenderojmë shumë!

Elvis Naçi: Kemi dhe një habet tjetër. Një familje nga Zvicra, do muaj derisa të kaloni situatën e vështirë, do t’ju sjellin 200 franga do muaj. Do ta keni si pension mujot. Shtëpia është hapi më i madh, por ne e dimë vështirësinë që keni.

Bashkimi: Ju falënderoj shumë… unë të falënderoj për kaq shumë që ke bërë, për këtë shtëpi. Nuk kam çfarë flas më… kam shumë emocione, kam frikë se mos më zë sëmundja tani se jam shumë i emocionuar.

Tags: shqiptaret per shqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.