Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bizneset me shumë NIPT-e, afat deri në gusht për mbylljen

07/04/2019
PROJEKTLIGJI I RI/ MF: Spekulim! Nuk ndryshon skema aktuale e tatimit mbi pagat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bizneset që kanë më shumë se një NIPT kanë afat deri në muajin gusht për t’i mbyllur ato dhe për të mbajtur vetëm NIPT-in kryesor.

Ndryshimet parashikohen në ligjin për procedurat tatimore, ndërsa ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave, që sqaron mënyrën si do të veprohet. “Individët me të njëjtin numër të identifikimit personal, të cilët janë të pajisur me disa numra unikë të identifikimit të tatimpaguesit (NUIS/NIPT), duhet që brenda datës 31 gusht 2019, të sistemojnë situatën e tyre, duke aplikuar në QKB për mbylljen e NIPT-ve të tjera dhe mbajtjen e një NIPT-i kryesor.

Nëse do të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitet në adresat, që do të mbyllen, duhet të aplikojnë në QKB për hapjen e tyre si adresa dytësore të NIPT-it aktiv kryesor” , përcakton Ministria e Financave. Sipas udhëzimit, biznesi duhet të jetë i pajisur me një NIPT kryesor. Në rast se aktiviteti përfshin disa lloje të ndryshme, biznesi do të pajiset me një certifikatë të numrit unik të identifikimit, i njëjtë me regjistrimin, por me numër serial të ndryshëm.

“Një individ me të njëjtin numër të identifikimit personal, mund të regjistrohet vetëm një herë si person fizik tregtar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe pajiset vetëm me një numër unik të identifikimit të tatimpaguesit, në vijim NUIS/NIPT. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NUIS/ NIPT të ri nga QKB-ja, vetëm mbas çregjistrimit të NUIS/ NIPT – in ekzistuese. Për çdo vend tjetër të ushtrimit të aktivitetit të ndryshëm nga adresa kryesore, personi fizik duhet të pajiset me një certifikatë me numër unik të identifikimit të tatimpaguesit të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së re”, thuhet në udhëzim.

Tags: bizneseministria e financavenipt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.