Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish- ministri socialist: Shqipëria si Palermo, shteti i lidhur me krimin

06/04/2019
Ish- ministri socialist: Shqipëria si Palermo, shteti i lidhur me krimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, e krahason situatën aktuale të krimit në Shqipëri me Palermon e pak viteve më parë.

Neritan Ceka shprehet për Gazetën MAPO se nëse në Shqipëri do të jetë e njëjta situatë politike, atëherë rrezikohet që edhe situata kriminale të përkeqësohet.

Ai ngre alarmin se bizneset në Shqipëri vijojnë të paguajnë gjoba, madje ky fenomen është shtuar.

Z. Ceka a mund të na thoni si duket situata kriminale në Shqipëri, në syrin tuaj edhe si ish-ministër i Brendshëm?

Situata kriminale nuk mund të shkëputet nga e gjithë situata tjetër. Ka një raport të vazhdueshëm midis situatës politike, ekonomike dhe asaj kriminale. Pra, është një tregues që diçka nuk po shkon mirë në faktorët që e përcaktojnë, pikërisht te situata ekonomike dhe politike.

Mekanikisht nuk duhet ta kërkojmë nga ministri që ndryshon dhe as nga policia që mbetet e njëjta. Nëse nuk ka një ndryshim pozitiv në situatën politike, rrezikojmë që situata kriminale të përkeqësohet.

Pse mendoni që është kaq i përhapur krimi në Shqipëri?

Përhapja e krimit është karakteristikë për të gjithë shoqëritë pas kaotike, mund të heqim paralele me Italinë e viteve ‘50-60, ku është përcaktuar nga dy faktorë kryesorë: Një zhvillim i shpejtë ekonomik dhe një rindarje e pasurisë, që nxit ambiciet dhe pasionet kriminale, organizimin e grupeve që duan të marrin pjesë në këtë ndarje ku akoma nuk janë vendosur rregullat e lojës, dhe kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Dhe e dyta, nga një lidhje midis grupeve kriminale dhe partive politike, veçanërisht kur “lufta” mes partive politike ashpërsohet dhe këto parti angazhojnë në këtë luftë edhe grupet kriminale. Kjo e dyta është ajo që po ndodh sot në Shqipëri.

Është një forcim i aktivitetit kriminal dhe është padyshim i lidhur me ashpërsimin e luftës politike. Pra, në këto raste, shërbimi i fshehtë i Policisë, por edhe ai Shtetëror, paralizohet, informacioni nuk kalohet sepse nuk dihet çfarë lidhjesh kanë krerët e policisë me botën kriminale dhe shpeshherë shembuj që këto informacione dekonspirohet, natyrisht bëjnë që këto dy institucione të rëndësishme të mos funksionojnë. Po ashtu, ka edhe një tjetër pasiguri, që krijohet tek organet e zbatimit të ligjit, te Prokuroria dhe Gjykata, që gjithashtu kanë një stepje në pritje të përfundimit të betejës politike midis dy kampeve të mëdha.

Pra, fuqia e këtyre grupeve kriminale shkon deri në lidhje me shtetin…

Absolutisht, kjo që po ndodh është se grupet kriminale kanë lidhje me shtetin, edhe që organizmat shtetërorë që janë të angazhuar në luftë kundër krimit paralizohen, tërhiqen nga lufta, përveç rolit që luan vetë shteti në fuqizimin e grupeve kriminale që i ruan në ndeshjen me kundërshtarin.

A mendoni se ekziston ende fenomeni i gjobëvënies ndaj një biznesi në Shqipëri nga krimi?

Natyrisht që kjo ekziston. Në fakt dekonspirohet në rastet nga më banalet, kur i vendoset një dyqani apo biznesmeni, por mendoj që krimi nuk është shumë i interesuar për këto forma banale, të fitimit. Krimi është i interesuar për fitime të mëdha, kryesisht ata të drogës. Kalimi nga kultivimi dhe eksporti, në transit të drogës, i ka orientuar këto grupe dhe kjo duke nga vrasjet e vazhdueshme, është pothuajse një luftë e vërtetë e grupeve kriminale që na kujton Palermon. Pra kemi të njëjtat fenomene që ndodhin sot në Shqipëri, si pasardhëse të fenomeneve që kanë ndodhur. Natyrisht që radiografia e asaj që po ndodh në Shqipëri është krejt evidente.

Tags: neritan ceka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.