Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Detaje të reja nga ekzekutimi i avokatit Gurra në Elbasan: “Autorin e priste një…”

06/04/2019
Si u vra avokati Gurra në Elbasan, rrëfimi i dëshmitarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve të renda të ndodhura në këtë qytet prej vitesh.

Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar që shkrepi dy plumba në drejtim të 50-vjeçarit nga një pistoletë më silenciator. Identifikimi i tij është mjaft i vështire për shkak se atentatori ka qenë i maskuar dhe në vendin e krimit nuk ka lënë asnjë provë.
Më pas ai u largua me shpejtësi ku pak metra më tutje e priste një tjetër person me makinë.

Oficeret këqyren disa kamera sigurie ku kaloi mjeti, por nuk u përfitua asnjë element i vlefshëm, pasi kanë qenë të dy të maskuar, raporton Klan.

Autoret janë kujdesuar që edhe në makinën me të cilën u larguan nga vendngjarje mos të lënë gjurmë. Mjetin e dogjën në fshatin Bradashesh dhe nga këqyrja paraprake e tij nuk u gjet asnjë provë. Dhjetëra persona u pyeten ne polici, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit për të zbardhur atentatin.

Vrasësi sipas hetuesve është me pagesë nga mënyra e realizimit të atentatit. Ekzekutimi i Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat. Prej vitesh ai ka qenë mbrojtës në disa çështje mjaft të njohura si procesi që u zhvillua në Gjykatën e Lartë për “Hakmarrjen për Drejtësi”, avokat i Emiljano Shullazit, apo edhe fisit Çapja në Elbasan.

Pikërisht në aktivitetin profesional të 50-vjeçarit është fokusuar puna hetimore dhe kryesisht në përplasjeve mes grupeve kriminale ne Elbasan.

Gurra ka përfaqësuar thuajse në të gjitha proceset gjyqësore pjesëtarë të familjes Çapja, pjesëtarë të të cilës janë përfshire në ngjarje të ndryshme në këtë qytet.

Hetimi i kësaj vrasje po drejtohet nga prokurori i Krimeve të Rënda Behar Dibra, i cili ka nën hetim edhe disa ngjarje të renda të ndodhura në Elbasan gjatë viteve të fundit.

Tags: ravik gurravrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.