Banorët në Kukës vijojnë ende të jenë duke protestuar ndaj kryeministrit Rama.
Më herët ata bllokuan rrugën kryesore, duke bërë që kryeministri të mbërrinte me helikopter për të mos u përballur me ta.
Këta të fundit të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës, kanë bërë dhe akt simbolik.
Kuksianet i kanë vënë traun Edi Ramës me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.
Banorët kanë kundërshtuar dhënien me koncesion nga qeveri ‘Rama’ të Aeroportit të Kukësit.
https://www.youtube.com/watch?v=XJ50pYNKCXE&feature=youtu.be
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/