“Rri në hotel me Olta Xhaçkën”, ish- deputeti: Ky person drejton në...

“Rri në hotel me Olta Xhaçkën”, ish- deputeti: Ky person drejton në Dibër

187
0
Shares

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi deklaroi në studion e Fax News se qeveria ka treguar se di të bëjë vetëm fasada

Në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO Gjunkshi tha se nuk u ftuan shumë persona të cilët kanë dhënë kontribut të lartë në arritjen e këtij momenti. Sipas tij, foto me të cilën përshëndeti NATO në këtë përvjetor në ballin e së cilës ishte Lulzim Basha, ministër i Jashtëm në kohën kur Shqipëria u zyrtarizua si anëtare e Aleancës, ishte një mesazh i qartë për mazhorancën dhe politikën shqiptare.

“Qeveria e Partisë Demokratike i dha mundësinë Shqipërisë të bëhet pjesë e kësaj Aleance pasi u vlerësua demokracia në vend, respektimi i të drejtave të njeriut dhe një sërë arritjesh dhe kriteresh për tu bërë pjesë e saj. Ajo që shikojmë dhe që ndodh është se qeveria e Rilindjes e vlerëson me zero gjithçka, qoftë të arritjeve të bëra të punës së ushtarake etj.

Unë dhe disa ushtarakë dhe persona të tjerë që kanë dhënë kontribut të lartë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO nuk u ftuam në aktivitetin e 10 vjetorit të tij, dhe kjo nuk është diçka e papritur. Këta janë mjeshtra të fasadës, propagandës dhe manifestimit tek ndërkombëtarët duke ju thënë se shikoni se çfarë bën. Fotoja me të cilën përshëndeti Aleanca e Atklantikut Veriorë me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Bashës ishte një mesazh i rëndësishëm dhe i qartë për këtë mazhorancë dhe këtë qeverisje si dhe për politikën shqiptare në tërësi”.

Ish-deputeti Gjunkshi komentoi edhe ngjarjen e ndodhur gjatë manifestimit të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku disa ushtarë humbën ndjenjat.

“Mua nuk më vjen aspak mirë, sepse kam qenë vetë drejtues i Forcave të Armatosura që të ndodhin gjëra të tilla. Mund të ndodh në një rast, por jo në masë, dhe kjo tregon rënie të stërvitjes së ushtarëve. Po të shkojmë të shohim vendet ku stërviten ushtarët do të shohim që ka mbirë bari, dhe një situatë e tillë tregon se aty nuk ka stërvitje. Përgjegjësja e drejtpërdrejtë është Ministria e Mbrojtjes pastaj me radhë organet e tjera.

Ushtria duhet të jetë e shkëputur me politikën, të mos ketë asnjë kontakt me të. Por e vërteta është se individët që janë rekrutuar janë me sugjerime konkrete të ardhura nga strukturat e Partisë Socialiste. Sigurisht për këtë që po them kam fakte dhe mund të ballafaqohem kudo që të më kërkohet”, shtoi më tej Gjunkshi.

Duke folur për vettingun në forcat e Armatosura, Gjunkshi u shpreh se opozita e ka kërkuar me kohë që vetting të fillojë tek politikanët pastaj të kalojë në hallkat e tjera.

Sipas tij, edhe në nismën për vettingun në polici e kanë transformuar duke bërë që vetëm krerët e saj të vetohen.

“Së pari, Partia Demokratike ka kërkuar vetting në politikë, pra nga vetja. Pra të parët të jemi në që të vetohemi pastaj të shtrihet kudo që është nevoja. Por kjo qeveri nuk është serioze në vendimet që merr. Nuk ka bërë vaki që vetting që erdhi për Policinë e Shtetit, erdhi në Parlament dhe kaloi me votat e qeverisë.

U la që ai vetting të realizohej vetëm për Policinë e Shtetit. Dhe vjen një kohë shumë shpejt që kjo qeveri hoqi vettingun për policinë dhe vendosi vetojë vetëm disa drejtues të policisë. Dhe kujt ia la këtë përgjegjësi, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pra ministrit të Brendshëm dhe kjo kthehet automatikisht në politike pra ju shërben politikisht dhe që ndikojnë që policia të kriminalizohet. Ne jemi në kushtet kur ky ligj është miratuar, por për ti dhënë fund këtij kriminalitetit ligjor ne jemi larguar nga ai Parlament, ne jemi më popullin dhe për popullin”.

Duke folur mbi ligjin për ofrimin e shërbimeve për personat privat ose publik nga ana e Policisë së Shtetit Gjunkshi u shpreh:

“Policia e Shtetit ka detyra të cilat janë të përcaktuara me ligj, këto janë forma të reja të shpikura nga Rama. Nëse ky shtet për një km rrugë jep 20 mln euro ndërkohë që në Gjermani është 5 milion edhe kjo është një formë për të vjedhur këtë popull dhe pr ti marrë gjithçka. Niveli i korrupsionit në Shqipëri është mjaft i lartë. Jemi vendi i parë në Europë për prezencën e korrupsionit”.

Protesta e opozitës sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike do të vijojë sepse vetëm përmes tyre mund të gjunjëzohet kjo mazhorancë. Ai argumentoi se djegia e mandateve ishte një veprim i cili u mor si reagim ndaj arrogancës së qeverisë ndaj kërkesave dhe projektligjeve që propozonte opozita.

“Pas gjithë këtyre shqetësime që ngritëm dhe ku askush nuk na dëgjonte u detyruam që ti digjnim mandatet. Ishte një formë reagimi ndaj arrogancës së qeverisë ndaj kërkesave dhe projektligjeve që ne propozuam duke mos i përfillur. E kam thënë kudo dhe me këdo që policia e Shtetit është kapur nga krimi, se ky vend është mbjellur me drogë, e ka pranuar edhe vetë ish-ministri Xhafaj, por askush nuk ndërmerrte asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Ne do ti vijojmë protestat deri në rrëzimin e Edi Ramës, sepse vetëm përmes tyre mund ta gjunjëzojmë këtë qeveri arrogante”.

Gjunkshi hodhi deklarata të forta në lidhje me situatën në Dibër për shkak se sipas tij, dibrën e drejton vetëm një person, duke argumentuar se as Kryeministri Rama nuk pyetet në këtë qark përpara tij.

“Është një person që bën ligjin në Dibër, quhet Ymer Lala dhe drejton gjithçka, është një ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka që rri me orë të tëra me të në hotel dhe i tthërrisnin drejtorët një nga një lart. Nuk ka Parti Socialiste, më vjen keq. Edhe socialistët e ndershëm të Dibrës e dinë shumë mirë. Për çfarë mund të shkojmë ne në zgjedhje. Këtij kryeministri i duhet thënë stop, sepse është në gjendje të bëjë çdo lloj pazari në interest ë ruajtjes së pushtetit.

Janë bërë ndryshime në Polici, pse nuk u ndryshuan në në këtë qytet. Janë prej 5 vitesh të njëjtën që e mbollën drogën, e shitën atë dhe bëjnë ligjin. Sot në Dibër nuk drejton Edi Rama, atje ligjin e bën Ymer Lala, kontrollon policinë, gjykatën prokurorinë, askush nuk e pyet Ramën në Dibër”.

Demokrati hodhi akuza të forta edhe për ekponentë të tjerë të qeverisë të cilët i akozoi për punësimet pa meritë në administratë, për rendin dhe sigurinë në vend si dhe për dosjen 184 në të cilën provohet shit-blerja e votës dhe ndikimi i krimit në rezultatet zgjedhore.

“Pyeteni Ministrin e Brendshëm, pse ky vend kur është kaq i sigurtë e ka shtuar numrin e truprojeve pas vetës. Sepse ky shtet nuk ka siguri. Ky shtet ka rënë. Ky Parlament është ilegjitim, nuk ekziston është fasadë. Kemi raportet e DASH  cili ka denoncuuar shefen se si bëhen punësimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, dhe kush ishte? Ishte Vali Bizhga Shefe e Kabinetit të Kryeministrit, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt për të punësuar persona në Dejtorinë e Burgjeve. Është deputeti Ulsi Manja i cili ka telefonuar dhe jep garanci se ky qytetar vlen, për ta marrë dhe punësuar në administratën e shtetit. Punësimet në administratën e Shtetit janë të politizuara.

Kemi dosjen 184 të cilën e transmetoi Departamenti Amerikan i Shtetit ku i thanë kryeministrit se ti nuk mund ta marrësh peng këtë vend.  Nuk i thamë ne të gjitha skandalet me vjedhjen e votës dhe abuzimet me tenderat publik, e tha Zëri i Amerikës  që është Departamenti Amerikan i Shtetit. U ble varfëria, u ble fisnikëria, u ble fukarallëku. U quajt edhe kazan, njësoj si edhe ju, por Zëri i Amerikës thotë diçka që është e vërtetë.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy pengesat më të mëdha që pengojnë integrimin europian, nuk është opozita. Shteti duhet të sigurojë zhdukjen e korrupsionit, ndalimin e krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë”, deklaroi Xhemal Gjunkshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY