Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kandidatët për SPAK, zgjidhet komisioni që do t’i vlerësojë

05/04/2019
Qeveria mbyll draftin e reformës e vetme, Lu takim me Ramën 30 minuta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngriti komisionin e posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për prokurorë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Me anë të një votimi, si anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën: Arben Dollapaj, Sandër Beci dhe Bujar Sheshi, i cili ka zëvendësuar Antoneta Sevdarin, që u largua pas vendimit të shkarkimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit(KPA). Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë janë ndarë, një nga radhët e prokurorëve, Besnik Cani, dhe një nga anëtarët jo prokurorë të KLP-së, i cili do jetë Tartar Bazaj.

Ky komision do të bëjë një vlerësim paraprak për 27 kandidaturat dhe më pas emrat do t’i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konkretisht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të kalojë në skaner dosjet e hetuara ndër vite nga kandidatët për SPAK. Kështu, vlerësohen pesë dosje të përzgjedhura, kryesisht për akuzat e korrupsionit dhe krimit të organizuar që kanë trajtuar kandidatët, të cilët kërkojnë të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pas kësaj, të përzgjedhurit do t’i nënshtrohen procesit të vetingut për të kaluar më pas në fazën e fundit, atë të përzgjedhjes.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK, do të jetë e specializuar për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj edhe një nga kriteret e parashikuara në ligj për anëtarin e Prokurorisë së Posaçme është eksperienca në hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë, ngritja e SPAK-ut do të shkrijë Gjykatën për Krime të Rënda dhe një pjesë e kompetencave të kësaj të fundit do t’u kalojnë gjykatave në rrethe.

Aktualisht, gjyqtarët e Krimeve të Rënda, në pjesën më të madhe të tyre, kanë dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e SPAK-ut, kjo e fundit do të ketë edhe 15 prokurorë.

Tags: kandidatetklshkrijimispak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.