Policia italiane në Cantu ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me disa doza kokainë.
Siç raportojnë mediat vendase, policia ndaloi një makinë, e cila drejtohej nga një 28-vjeçar shqiptar. Sapo pa policinë, ai hodhi drogën në tokë dhe filloi të ecte në këmbë.
28-vjeçari shqiptar u ndoq nga policia derisa u arrestua.
Sipas policisë, shqiptari kishte hedhur në tokë 30 gram kokainë, të ndara në 24 doza.
Shqiptari u arrestua për trafik droge dhe do të gjykohet në gjykatë në Como.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...