Parlamenti hesht për viktimat e 2 prillit, Ruçi pranon kërkesën e Hajdarit:...

Parlamenti hesht për viktimat e 2 prillit, Ruçi pranon kërkesën e Hajdarit: U prehshin në paqe

125
0
Shares

Deputetja e PD, e cila nuk pranoi të digjte mandatin, Rudina  Hajdari ka propozuar sot që të mbahet katër minuta heshtje në ndër të martirëve të demokracisë.

Rudina Hajdari kërkoi nga kolegët e maxhorancës që të nderojnë kujtimin e 4 martirëve të demokracisë, Bujar Bishanakun, Arben Brocin, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, të cilët u vranë më 2 prill të vitit 1991.

Kjo kërkesë është pranuar nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili  i kërkoi deputeteve të ngrihen në këmbë në shenjë respekti për 4 viktimat.

“U prehshin në paqe”, tha Ruçi, teksa vijoi punimet normale të Parlamentit.

Ndërkohë protesta e opozitës vazhdon ende, teksa së fundmi janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY