Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Librazh, i cili tha se do mundohet që pas 30 qershorit kryebashkiakja e Prrenjasit, Mirada Rira, t’i përkushtohet fëmijës që ka pak kohë që e ka sjellë në jetë, ka reaguar ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.
Në një postim në facebook e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një derëzi, i cili nuk di të respektojë as lehoninë e grave.
Postimi i plotë:
Lin Yutang ka thënë se: “Nga të gjitha të drejtat e gruas, më e madhja është ajo e të qenurit nënë”.
Ky derëziu Kryeministër nuk respekton as lehoninë, si një periudhë tepër delikate në jetën e një gruaje, madje i krijon hapësira vetes, të bëjë deklarata banale e të tallet me këtë fakt.
Pas 30 qershorit, Miranda do kujdeset për vajzën e saj dhe do vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit. Po ti o derëzi, pas 30 qershorit, a do kesh mundësi të kujdesesh për shëndetin tënd mendor???
Jam e bindur që Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti dhe nuk e helmon veten aspak me deklaratat e këtij idioti, ashtu siç jam e bindur që mëmësia, e bën gruan më të fortë në çdo drejtim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/