“Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët”, Berisha dënon heshtjen e autoriteteve

“Burgjet e Greqisë si thertore për shqiptarët”, Berisha dënon heshtjen e autoriteteve

130
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas publikimit të pamjeve dramatike të vrasjes së shqiptarit Albert Bako në burgun e sigurisë së lartë në Greqi.

Duke e krahasuar institucionin e heqjes së lirisë me një thertore, Berisha thotë se ky krim i shëmtuar është dëshmi e një situate mesjetare çnjerëzore që ekziston për shqiptarët në burgjet e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Ish-kryeministri Berisha sakaq dënon edhe heshtjen e autoriteteve shqiptare për rastin, posaërisht të shefit të qeverisë Edi Rama.

REAGIMI I PLOTE

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke “To Vima” publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.

Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.

Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.

Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.

Se fundi, falenderoj mediat dhe opoziten greke qe denoncuan krimin e shemtuar. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY