Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Vrasjet që nuk bëjnë zhurmë”, flet gazetari: Askush nuk mban përgjegjësi

31/03/2019
Tragjike/ “Punëtori humb jetën në stadiumin ‘Arena Kombëtare’, policia fsheh ngjarjen”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Klodian Tomorri është ndalur tek ngjarjet e fundit të ndodhura brenda 2 ditëve, ku punonjësit humbin jetën gjatë orarit të punës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai është shprehur se vrasjet që po ndodhin në qytet kanë tronditur vendin, jo vetëm vrasjet e bujshme por edhe ato që ‘nuk bëjnë zhurmë’.

Tomorri thotë se vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy punonjës, për të cilët pak kush ka folur. Gazetari risjell në vëmendje personat që kanë humbur jetën brenda pak ditëve në vendin e punës.

“Fajtorët kanë rezultuar gjithmonë vetë punonjësit e varfër të vrarë dhe asnjëherë punëdhënësit e tyre të pasur, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësinë për të garantuar sigurinë në punë”, shkruan Tomorri.

Postimi i plotë:                                

Vrasjet që nuk bëjnë zhurmë

Krahas vrasjeve të bujshme në seri që kanë tronditur gjithë vendin, Shqipëria është përballur ditët e fundit me një fenomen tjetër po kaq të rëndë, por që fatkeqësisht nuk merr të njëjtën hapsirë publike. Bëhet fjalë për aksidentet fatale në punë, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy punonjës.

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi fillimisht vdekjen e një të riu 18 vjeçar në Tamarë të Shkodrës teksa punonte në turbinën e një hidrocentrali privat. Ngjarja edhe sot mbetet e errët, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sqarim publik.

Por vetëm pak orë pas denoncimit për humbjen e jetës së të riut në Shkodër, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë. Këtë herë në kantierin e Stadiumit të ri, projektit flamur të qeverisë, i njollosur tashmë me gjakun e një puntori, që dje ra nga lartësia e garazhit të brendshëm duke humbur jetën. Edhe në këtë rast, ngjarja u denoncua nga ish kryeministri dhe vetëm më pas Policia e Shtetit, doli me komunikatë publike duke konfirmuar tragjedinë e rëndë.

Ngjarjet e dy ditëve të fundit nuk janë të izoluara. Dhjetë ditë më parë, një tjetër punonjës i një kompanie private që ishte kontraktuar nga qeveria për ndërtimin e një ure humbi jetën duke rënë nga lartësia. Në vetëm 10 ditë tre veta, të cilët i bashkohen listës së gjatë të minatorëve që janë varrosur dhe varrosen sistematikisht për së gjalli në miniera apo punonjësve të tjerë që vritet kudo nëpër Shqipëri.

Në të gjitha këto ngjarje, në asnjë rast nuk ka patur një hetim të besueshëm, i cili të bëjë publike rrethanat, por mbi të gjitha përgjegjësitë. Fajtorët kanë rezultuar gjithmonë vetë punonjësit e varfër të vrarë dhe asnjëherë punëdhënësit e tyre të pasur, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësinë për të garantuar sigurinë në punë.

Ky raport tregon se sistemi që mbron të drejtat dhe sigurinë e punonjësve në Shqipëri është jofunksional, i gërryer nga moszbatimi i ligjit dhe korrupsioni në çdo qelizë i institucioneve që duhet më së pari të parandalojnë këto ngjarje, dhe më pas të bëjnë transparencë duke nxjerrë përgjegjësitë. Por transparencë nuk ka.

Shqipëria është sot praktikisht një nga vendet e pakta në botë, e cila nuk mban evidenca publike mbi numrin e aksidenteve në punë. Inspektoriati Shtetëror i Punës, trupa publike që duhet ta bëjë këtë, në ambientet e biznesit njihet më shumë si bandë gjobëvënësish, se sa si institucioni që mbron të drejtat dhe sigurinë e punonjësve. Nga ana tjetër Policia e Shtetit, në vend që të garantojë hetim të drejtë dhe të paanshëm të ngjarjeve, njollos veten me bojë, jo atë të protestuesve, por bojën e turpit duke tentuar të fshehë ose më e pakta të kalojë në heshtje aksidentet me vdekje në punë.

Lista e këtij mekanizmi pervers mbyllet me prokurinë dhe më pas gjykatat, ku drejtësia shpesh jepet sipas parimit “ligji është me të fortin ose me atë që paguan rryshfetin më të lartë.” Dhe kjo është arsyeja se pse Shqipëria ka sot një listë me qindra punonjës të varfër që kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, dhe asnjë përgjegjës ose fajtor për shkeljen e sigurisë në radhët e sipërmarrësve të pasur.

Për sa kohë kjo do të ndodh, lista e viktimave në punë do të vazhdojë të rritet dhe diku në skutat e errëta të zyrave të shtetit, do të gatuhet ndonjë projektligj ose koncesion për të detyruar të gjithë punonjësit të sigurojnë jetën. Fundja vdekjet janë mundësi biznesi.

Tags: klodian tomorripunereagimivrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.