Një zjarr masiv përfshiu zonën e Bradovicës mbi fshatin turistik të Sinicës, ndërsa ende vijon të jetë aktiv.
Burimet bëjnë me dije se vatra është e përmasave të mëdha dhe e pamundur të lokalizohet për shkak të terrenit të vështirë. Mmësohet se ështe djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, kryesisht bimësi e ulët.
Nga zjarri rrezikohet djegia e pishave por jo vetëm, ndërsa zjarrëfikëset e kishin të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë.
Nëser pritet mbërritja e punonjësve të zjarrfikësve dhe të bashkisë për të neutralizuar situatën, ndërsa na duhet të shpresojmë që zjarri nuk djeg dhe pjesën tjetër të zonës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/