Vdekja e Emiliano Sala, zbardhen detaje rreth ngjarjes tragjike

Vdekja e Emiliano Sala, zbardhen detaje rreth ngjarjes tragjike

105
0
Shares

Teksa hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala në Kanalin e La Manshi në 21 janar vazhdojnë, media britanike zbulon detaje të reja.

Sipas “BBC”, piloti i avionit, David Ibbotson ishte daltonik dhe për këtë arsye nuk kishte leje për të fluturuar në orët e mbrëmjes, por vetëm gjatë paraditeve.

Daltonizmi nuk e lejon një pilot që të marrë licencën pwr tw fluturuar gjatë orëve të mbrëmjeve, sepse të dallosh ngjyrën e kuqe nga e gjelbra në errësirë është thelbësore për ta bërë një gjë të tillë”, shpjegon një burim i BBC.

Për momentin nuk ka konfirmime nga Enti i Aviacionit Civil Britanik në lidhje me këtë detaj duke qenë se ky institucion nuk ka dashur të japë detaje, por drejtuesit e “Air Accidents Investigation Branch” kanë deklaruar se licencat e pilotit vazhdojnë të jenë në qendër të hetimeve.

Trupi i Emiliano Salës u gjet mes mbetjeve të avionit në ishullin Guernsey në 6 shkurt, ndërsa ai i pilotit ende rezulton të jetë i zhdukur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY