Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj,...

Ironia e Manjanit: Qeveria falenderon DASH se i konfirmoi qëllimin e saj, drogë dhe krim

103
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi qendrimin që mbajti qeveria ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që e konsideronte vendin, burim të drogës dhe parave të pista. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, tha dje se “raporti është një pasqyre realiste për Shqipërinë, inkurajues për reformat që po ndodhin çdo ditë në Shqipëri”

Pas kesaj deklarate ish-ministri ka ironizuar duke thënë se qeveria e “falenderon” DASH se i konfirmoi qëllimin që kishte Rilindja: të mbjellë drogë e krim masiv në këte vend!

POSTIMI I MANJANIT:

Këtë radhë nuk i kuptoj kritikët opozitarë, që akuzojnë se qeveria nuk pranon Raportin e DASH…

DASH raporton se Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama është qendër burimore e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Qeveria nga ana tjetër thotë se “ … kjo (dmth ajo që thotë raporti) është një gjë pozitive..”

Pra jo vetëm e pranon, por edhe e “falenderon” se i konfirmoi qëllimin që kishte Rilindja: të mbjellë drogë e krim masiv në kët vend!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY