Vrasja e vëllezërve në Shkodër, lidhja e tyre me grupin Bajri

Vrasja e vëllezërve në Shkodër, lidhja e tyre me grupin Bajri

242
0
Shares

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.

Disa të shtëna me armë u ndjenë paraditen e sotme, ndersa të vrarë mbetën dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Sipas Panoramës, mësohet se personat e vrarë janë  të dy vëllezër, ndërsa njëri prej tyre, Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Asmer Bilali është ish-kampion boksi dhe nje emer i njohur i sportit në Shkodër. Nderkohe qe ne vitin 2012 ai u kualifikua per ne Lojërat Olimpike “Londër 2012”. 29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Nga ana tjetër, raportohet për një makinë të djegur disa metra larg zonës ku ka ndodhur vrasja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY