Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë

192
0
Shares

Një vrasje e stilit mafioz për shkaqe që mund të variojnë nga puna e tij si truprojë e deri tek prishja e pazareve të drogës.

Kështu e cilësojnë mediat spanjolle vrasjen e një shqiptari në Totana. Deri më tani emri i tij nuk është bërë i ditur në media, por mësohet se me origjinë ai është një shqiptar.

Trupi i tij është gjetur ditën e djeshme, ndërsa sipas hetimeve rezulton se ekzekutimi ka ndodhur që janë e kaluar.

Shqiptari është qëlluar me një plumba pas koke dhe tripi i tij është hedhur disa metra larg një makine. Ka qenë pikërisht mjeti ai që është parë fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë. Me të ardhur në vendngjarje, hetuesit kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit disa metra më tutje, pranë lumit Guadalentin. Autoritetet nuk kanë gjetur shumë prova në vendngjarje, për shkak të terrenit të vështirë, i mbuluar në shkurre e mbeturina.

Deri më tani hetimet kanë dalë në konluzionin se vrasësit kanë qenë profesionistë. Ende nuk është mësuar nëse vrasja ka ndodhur pikërisht në atë zonë, apo nëse ekzekutorët e kanë vrarë shqiptarin diku tjetër dhe trupin e kanë sjellë më pas në vendngjarje.

Shqiptari mësohet se punonte në disa klube nate apo bare si truprojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY