Dy të rinj në Berat kanë rënë në prangat e policisë për plagosjen e një personi.Të arrestuarit janë shtetasit F.T, 29 vjeç dhe M.Xh, 22 vjeç, të dy banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat.
Arrestimi i tyre u krye pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, për motive të dobëta, kanë goditur me send të mprehtë shtetasin B.Z, 37 vjeç, banues në Berat.
Ky i fundit ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/